Ted Berrigan

Ted Berrigan ka lindur  në providence,Rhode Island, më 15 nëntor të vitit 1934 dhe ka vdekur  I mbytur nga amphetamine më 4 korrik 1983.Ai bën pjesë në  poetët beat me një vepër të pasur.Disa nga veprat e tij janë :

  1. The Sonnets (1964)
  2. Living With Chris (1965)
  3. Some Things (1966)
  4. Many Happy Returns (1967)
  5. Peace: Broadside (1969)
  6. Train Ride (1971)
  7. The Drunken Boat (1974)
  8. A Feeling For Leaving (1975)
  9. Red Wagon (1976)
  10. Clear The Range (1977)
  11. Nothing For You (1977)

Jeta me Krisin


Nuk është mrekulli të fusësh një copë sapun
Në xhepin e djathtë të xhaketës.
Nuk është as marrëzi ajo
Çka ndodhi  në Amerikën e ’65-sës.

Nëse kjo botë nuk ka paqë,
Kjo ndodh se paqja nuk egziston në kokat e njerëzore.
Dhe të tjerët kështu si ti do të habiten.
Filxhani I duhur I kafesë së mirë
Dhe një çift ampula
Mund ta ndërrojnë botën.

Do të dëshiroja të siguroja  një palë doreza praktike
Për San Model 65 (numri I katalogut është CS77).

Unë nuk jam  gruaja e vetme më pa fat në botë,
Unë nuk jam grua fare.

Një elefant përtac ecën zemrës time.
Nuk ka më tmerr se dashuria e elefantit.

Megjithatë pak paqe ka në botë.
Është natë.Ti fle.Dhe unë ndihem i qetë.
Barometri shënon 25.28
Po ti kush je?
Në emër të Zotit dëgjon zë jashtë?
Nëse dëgjon ajo është paqe.

Perktheu : Roland Beqiraj

 
 
 
     Copyright   2007    Logos  Albania