Faqja kryesore
Reviste  kulturore  artistike 0n - line    E mail:info@logos-albania.com

Pas heshtjes se armeve Rusia dhe Gjeorgjia vajtojne te vdekurit

    

  Nga    Reuters


Flamujt qėndruan sot nė gjysmė shtizė, ndėrsa Rusia dhe Gjeorgjia vajtuan tė vdekurit e tyre pas pesė ditėsh luftime lidhur me rajonin separatist tė Osetisė sė Jugut, pas vendosjes sė njė armėpushimi tė nxitur nga BE-ja. Rajoni i shkėputur dhe zonat pranė tyre nė Gjeorgji ishin kryesisht tė qeta mbrėmė pasi palėt ndėrluftuese pranuan dje nė parim njė plan tė ndėrmjetėsuar nga presidenti francez, Nikola Sarkozi nė emėr tė Bashkimit Europian. Fuqia e madhe ushtarake ruse e poshtėroi Gjeorgjinė, e cila filloi tė enjten e kaluar njė sulm tė pasuksesshėm pėr tė rimarrė rajonin prorus e Osetisė sė Jugut, duke shkaktuar njė kundėrsulm masiv nga Moska. Konflikti hapi njė hendek diplomatik midis Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Britanisė, tė cilat dėnuan "agresionin e zhurmshėm" tė Moskės, dhe Francės, Italisė dhe Gjermanisė, tė cilat u pėrpoqėn tė shmangnin me kujdes kritikat ndaj Rusisė, njė furnizuese kryesore me energji dhe partnere nė biznes. Analistėt theksojnė se pėrpjekja e dėshtuar e Sakashvilit pėr tė marrė kontrollin e Osetisė sė Jugut me anė tė forcės e ka bėrė mė pak tė mundshėm rikthimin e territorit tė shkėputur, sė bashku me njė rajon tjetėr rebel, Abkhazisė, nėn kontrollin e Tbilisit nė tė ardhmen. Nė Bruksel, ministrat e Jashtėm tė Bashkimit Europian dėgjuan njė raport nga ministri i Jashtėm francez, Bernard Kushner lidhur me misionin e paqes. Ai i kėrkoi bllokut tė dėrgojė monitorues paqeruajtės nė Osetinė e Jugut pėr tė ndihmuar mbėshtetjen e armėpushimit. Brenda dhe pėrreth kryeqytetit tė Osetisė sė Jugut, Tskhinvali, qė u shkatėrrua gjatė sulmeve gjeorgjiane, dėgjohen ndonjėherė tė shtėna armėsh tė vogla, por nuk ka pasur asnjė incident tė rėndėsishėm. "Situata nė vend ėshtė ajo e pas luftės", deklaroi zėdhėnėsja e Osetisė sė Jugut, Irina Gagloyeva. "Duke pėrfituar nga kjo periudhė qetėsie, po pėrpiqemi tė varrosim sėrish personat e vrarė gjatė agresionit gjeorgjian". "Shumė prej tyre u varrosėn me shpejtėsi nė vendin ku u vranė, nė kopshte dhe oborret e pasme. Dje nxorėm 18 trupa nga rrėnojat nė Tskhinvali. Sot gjetėm katėr tė tjerė", shtoi ajo. Rusia deklaroi se 1 600 civilė kanė vdekur pasi Gjeorgjia sulmoi Osetinė e Jugut, megjithatė kjo shifėr nuk ėshtė konfirmuar ende. Shtabi i Pėrgjithshėm i Moskės theksoi se ka humbur 74 ushtarė nė pėrleshje, 171 janė plagosur dhe 19 janė zhdukur. Tbilisi thekson se nga pėrleshjet kanė vdekur mė shumė se 175 persona, ndėrsa qindra tė tjerė janė plagosur. Nė kėtė shifėr nuk pėrfshihet Osetia e Jugut. Moska theksoi sot se do tė miratojė njė paketė ndihmash emergjente pėr Osetinė e Jugut, ku ministri i Financės, Alexei Kudrin premtoi 414 milionė dollarė pėr tė ndihmuar nė rindėrtimin e rajonit tė shkatėrruar. Ndėrkohė, Gjeorgjia e akuzoi Rusinė se ka dėrguar sot dhjetėra tanke nė qytetin gjeorgjian Gori, 25 kilometra nė jug tė Tskhinvalit. Moska i ka mohuar pretendimet dhe njė dėshmitar nė qytet, vendlindja e liderit sovjetik, Josef Stalin, deklaroi pėr agjencinė Reuters se nuk kishte parė asnjė rus. "Kam qenė nė tė gjithė qytetin. Nuk ka tanke. Nuk ka rusė", deklaroi ai. Dėshmitarėt theksuan se forcat ruse kanė ngritur dy postblloqe nė periferitė e qytetit Gori dhe kanė marrė njė bazė tė braktisur gjeorgjiane 4-5 kilometra larg qendrės sė Gorit. ojmė si qenie njerėzore ndaj qenieve njerėzore, kujtoni humanizmin tuaj e harroni ēdo gjė tjetėr”.

     Copyright 2007        Logos  Albania