Faqja kryesore
Reviste  kulturore  artistike 0n - line    E mail:info@logos-albania.com

Trualli Nates

  Rene Char

Trualli Nates

Qe te kthehet perseri e njejta dashuri
Te ky oxhak qe nxjerr tym
Te kjo shtepi qe kullon gjak.
E zrazdesia te qe me e mire
qofshin te lumtur ata qe vrane
Ne papafingon e gjarperit.

E mbyta tim vella

E mbyta tim vella
Sepse nuk donte qe te flinte
Me dritare hapur.

Moter
Tha ai para se te jepte shpirt
kam kaluar sa e sa net
Duke te kundruar tek flije
I hepuar permbi shendritjen tende ne xham.

Thuaje

Thuaje ate qe zjarri ngurron ta thote
Diell i ajrit,qartesi qe guxon,
Dhe vdis meqe e the per te gjithe.

Ai tym qe na mbeshtillte

Ai tym qe na mbeshtillte ishte vella me shkopin
Qe bezdiste gurin dhe me rene qe çante qiellin.
Ai nuk ndiente perbuzje per ne,na merrte ashtu
Siç ishim, currila hollake ushqyer me peshtjellim
E shprese,me nje shul te nofulla dhe nje mal
te veshtrimi.

Xunkthi mendjeholle

Une e degjoj shiun dhe kur s'ka shi
Por nate;
I gezohem aksholit dhe kur s'eshte agullim
Por bardhesi e tulit tim rrafsh me llumin.
Goja e nje femije me zhakemyen me dhembet ew saj
dashuri e ujrave te heshtura!

Murrizit bilbilin
Mua lojrat magjiplote.

Ne syprinen e nje pellgu te ngrire

Une te dua,
Dimer me korniza noprane.
Tani pamja jote vezullon
atje ku iu hepua zemra.

Perktheu: LUAN CANAJ


     Copyright 2007        Logos  Albania