Nga Reshat NOKA 
Eshtė njė detyrim moral dhe tepėr njerėzor, qė buron nga shpirti dhe thellėsitė e gati 50 viteve tė shkuara tė shkruaj pėr Havzi Nelėn, ish-mėsuesin tim, pėr poetin disident, i cili i kėndoi dhe e kėrkoi lirinė e munguar gjithė jetėn, duke e paguar me ēmimin mė kapital-vdekjen me varje nga regjimi komunist me 10 gusht tė vitit 1988. Mbi tė gjitha e quaj detyrim jo thjesht pėr ta kujtuar, por pėr tė evidentuar sadopak vlerat e tija si njeri, si intelektual, si mėsues dhe edukator, si poet dhe kėngėtar i lirisė, si patriot dhe demokrat i madh nė kėtė pėrvjetor tė vdekjes tragjike tė tij.
Pėr ne ish-nxėnėsit e tij, disa sot mėsues dhe edukatorė, si ai dikur ka mbetur nė kujtesėn tonė i pashlyeshėm, model i tij prej mėsuesi dhe edukatori dhe mė vonė prej poeti dhe kėngėtari i paepur i lirisė. Ai na dha, pėr dy vite qė na mėsoi dhe edukoi jo vetėm fjalėn e ėmbėl tė gjuhės sonė amtare, por edhe njė pjesė tė jetės sė tij, njė pjesė tė shpirtit tė tij liridashės. Ishin vitet pas tė '60-ve kur e sollėn nė shkollėn e Shishtavecit. Sapo kishte mbaruar shkollėn e lartė pėr gjuhė-letėrsi. Njė pjesė e nxėnėsve e njihnim si emėr, sepse ishte nga fshati Kollovoz, fqinjė me ne, por mė shumė se kishte filluar tė bėnte shpejt emėr pėr; kulturėn dhe intelektin e tij, pėr modelin e ri tė mėsuesit, pse jo edhe pėr zėrin e veēantė dhe tepėr melodioz qė kishte. Sa pėr zėrin, kur ia niste Havziu jo vetėm njerėzit qė ishin afėr ndalonin frymėn, tė tjerėt mė larg punėn, por edhe zogjtė e malit kėngėn e tyre. Si duket bilbili-bilbilit ia njeh kodin, prandaj e respektonin njėri-tjetrin. Sidomos nė natyrėn e bukur tė zones sonė, kur dilnim pėr shėtitje dhe ekskursione shpėrthente me gjithė forcėn dhe frymėzimin e tij. Ata qė e kanė dėgjuar tek kėndonte atėherė nė rininė e tij, i pa plagosur akoma nė shpirt, kanė mbetur rob i kėngės dhe zėrit tė tij. Repertori i tij ishin: kėngėt e hershme tė trimėrisė, ato tė vendlindjes dhe dashurisė, qė i deshi aq fort. Ndėrsa mėsimin jo vetėm na e shpjegonte qartė, prerazi dhe me kompetencė profesionale (pak ishin kompetent nė atė kohė), duke i shkrirė nė njė njohuritė e tekstit me interpretimin e tij elokuent, pėr tė mos mbetur thjesht rob i librit, (kėshtu duhet tė jenė edhe sot mėsuesit tanė), por ia kishte ėnda tė mos i pėrsėriste shpesh fjalėt, porositė dhe detyrat qė na jepte. Dhe ne shpejt u mėsuam me tė, iu pėrshtatėm atij. Kurrėsesi nuk mund t'i vinim nė klasė pa detyra dhe pa e mėsuar mėsimin, sepse njėherė, qė nė fillim na kishte porositur prerė: "Gjuha shqipe dhe leximi janė ēelėsi i tė gjitha lėndėve".
Me paraqitjen e tij, sė cilės i kushtonte shumė kujdes, me veshjen shik, veē tė tjerėve, por mbi tė gjitha me vlerat intelektuale dhe qytetare qė mbarte, ai zinte vend tė veēantė nė kolektivin e mėsuesve tanė, duke u bėrė shpejt lider i tyre. Duke e parė para klasės, gjatė shpjegimit tė mėsimit, apo duke shkruar nė dėrrasė me atė shkrimin e bukur dhe standard dhe tė folmen me gjuhėn e tekstit, nė atė kohė nuk ekzistonte termi gjuhė letrare (tė tillė duhet tė jenė edhe sot mėsuesit e gjuhės dhe lexi- mit), me atė trupin e drejtė dhe elegant dhe sytė e shkruar nė tė kaltėrt, ne shpesh humbisnim vėmendjen, duke u dhėnė pas tij dhe ėndėrronim me vete: "A thua njė ditė mund tė bėhemi si ai"? Dhe si duket jo rastėsisht 4-5 ndoqėm rrugėn e tij, u bėmė mėsues, disa ndoqėn degė tė tjera. Por edhe si mėsues edhe nė jetė morėm pjesė nga pjesa e tij pėr t'ua dhėnė tė tjerėve.
Nuk e lanė gjatė nė shkollėn tonė se ishte shkollė e qendrės dhe si duket filloi t'i prish punė regjimit, prandaj e larguan nė njė shkollė tjetėr, nė atė tė Topojanit, ku do tė ishte edhe fundi i tij si mėsues. Ishte pranverė e vitit 1967. Pėrmbysjes dhe ēmendurisė sė regjimit komunist me: kolektivizimin e bujqėsisė, prishjen e institucioneve fetare dhe ndalimin e fesė, qė kurrė se ndaloi dot, heqjen e veshjes "rėndė" nė zonėn tonė (e cila u hoq vetėm kur u krijuan kushtet dhe deshėn vetė njerėzit pas viteve '90) iu kundėrvu hapur, duke pėrdorė me mjeshtri fjalėn, ligjėratėn dhe privilegjin e tij: oratorinė. Kėto kufizime dhe masa represive, qė s'ishin parė dhe dėgjuar kund, ia kishin prekur dhe trazuar thellė shpirtin e tij liridashės. Me guximin dhe vendosmėrinė qė e karakterizonte ai do tė deklaronte nė mbledhjen e kolektivit: "
populli ashtė i sėmurė dhe tri gjilpana pėrnjiherė nuk e shėrojnė, por e shkatėrrojnė". Kjo ishte shumė e rėndė pėr regjimin, sepse e godiste nė palcė atė dhe se kėto ide vinin nga njė intelektual me shkollė tė lartė. Havzi Nela, i pari kishte kuptuar dėmet dhe pasojat ēnjerėzore tė kėtyre masave, ata drejtoheshin nė radhė tė parė kundėr njeriut, duke e goditur pėr vdekje nė tri shtyllat e jetės: nė pronėn, nė besimin dhe nė fjalėn e lirė.
Por regjimi nuk do t'ia falte kėtė Havzi Nelės pėr jetė. Filluan t'ia ngushtojnė lakun (siē do t'ia ngushtonin dhe shtėrngonin pėrfundimisht pas 20 vjetėsh po ai soj e sorollop njerėzish) dhe u detyrua me lotė nė sy e dhėmbje tė madhe nė zemėr pėr vendlindjen dhe atdheun, qė aq shumė i deshi gjithė jetėn, (letra qė la nė kufi i shprehte mė sė miri kėto: "Lamtumirė Atdhe i dashtun, po tė la, por zemėrplasun
"), tė arratiset njė natė pranvere me shiun qė resinte pa pushim, pėrzier edhe me lotėt e tij. Por shpejt do ta kthenin serbėt, se jo vetėm qė nuk mundėn ta pėrdorin pėr interesat e veta, por u prishte shumė punė. Ata e njihnin mire si dukej, se nė kufi me ta jetonte e punonte, madje shkollėn e mesme nė Prizeren e kishte bėrė pas viteve '45, e ndoshta qė aty kishte shfaqur idetė e qėndrimet anti komuniste. Nuk ishte pėr t'u habitur, se edhe ata pothuaj tė njėjtin regjim kishin, madje pėr njerėz tė tillė si Havzi Nela kishte marrėveshje tė fshehta midis Tiranės dhe Beogradit pėr t'i kthyer.
Pėr shumė kohė mė ka munduar pyetja: Pėrse na ēuan tė organizuar nė sallėn e gjyqit tė Havziut nė maj tė 1967, ne nxėnėsit e gjimnazit tė Kukėsit pėr dy ditė me radhė? Regjimi komunist e njihte mirė se me cilin kishte tė bėnte, prandaj, atė nuk e kishin mposhtur dot nė hetuesi, prandaj fjalėn e tij dhe mbrojtjen brilante qė i bėri vetes, si dhe akuzat ndaj regjimit nuk duhej kurrėsesi t'i dėgjonin njerėzit e thjeshtė, vetėm ata qė i zgjidhnin: pėrfaqėsues tė organizatave tė masave, edhe ata tė instruktuar, sigurimsa dhe ne nxėnėsit, qė pothuaj akoma ishim fėmijė, pėr tė na dhėnė njė mėsim tė mirė dhe frikėsuar qė nė djep, sepse ata e dinin qė edhe ne intelektual si Havziu do tė bėheshim.
Ishte tepėr e vėshtirė, sidomos pėr ne dy-tre ish-nxėnėsit e tij tė ulur nė radhėn e dytė tek e shikonim mėsuesin tonė tė dashur tė gjykohej dhe dėnohej pėr fjalėn dhe mendimin e lirė qė kishte shprehur. Shikimet tona pėrplaseshin me tė mėsuesit, njė lėmsh i madh na ishte mbledhur nė grykė, por lotėt duheshin fshehur aty. Do tė mbetej pėrjetė nė kujtesėn e shumicės nė sallė fjala e tij (megjithėse shpesh e ndėrprisnin, atė kishin nė dorė, ballje tjetėr nuk mund t'i bėnin) e vendosur, e palėkundur. Si njohės dhe zotėrues i shkėlqyer i gjuhės shqipe, pse jo edhe i oratorisė, ai pėrdori gjithė pasurinė e saj pėr tė shprehur pakėnaqėsinė dhe urrejtjen pėr regjimin, por njėkohėsisht edhe mendimet, idetė filozofike e demokratike pėr njeriun, jetėn dhe lirinė. Tepėr tė vėshtirė e pati situatėn trupi gjykues me Havziun, sidomos prokurori, tė cilit si kishte mbetur armė tjetėr veē tė bėrtiturės dhe fjalėve: pusho i pandehur, ulu! E nė njė rast, kur i tha armik i popullit, Havziu me gjakftohtėsi iu pėrgjigj: "Hiqi dy shkronjat e para, tre tė fundit mė takojnė, d.m.th mik i popullit, ai mė dhimset, prandaj kam folur dhe do tė flas pėr padrejtėsitė qė i bėhen atij". Pėr nėpėrkėmbjen qė i bėri prokurorit pretencė e tij ishte edhe vendimi i gjykatės me 20 vjet burg. Mė vonė e ridėnuan pėr revoltėn e Spaēit si njė nga oganizatorėt e saj. Por edhe pas lirimit nė vitin 1986 e internuan pėrsėri nė Arrėn tė Surrojt, ku kishte shumė gurė e lisa, madje edhe ndonjė ari e shumė pak njerėz.
Se njerėzit Havzi Nela i bėnte pėr vete kudo ku shkonte, ia merrte regjimit, diktaturės. Por si gjithmonė, ai edhe kėtė kufizim tė lirisė sė tij nuk e pranoi, prandaj u largua pa leje. E kapėn pėrsėri dhe me procedurė tė shpejtė dhe
pėr interesin e partisė nė rreth dhe mospėrhapjen e veprimtarisė armiqėsore i dhanė dėnimin kapital: vdekje me varje nė mes tė qytetit tė Kukėsit, aty ku kryqėzoheshin tė gjitha rrugėt e fshatrave dhe qyteteve, pėr ta parė sa mė shumė njerėz, tė cilėt nė fakt vetėm se e admironin akoma mė shumė edhe ashtu tė varur. Dhe kjo ndodhi kur diktatura ishte nė gramat e fundit, vetėm dy vjet para flladit tė ri tė demokracisė dhe lirisė sė vėrtetė, tė cilat ai i deshi dhe i kėrkoi gjithė jetėn e tij. Nė vjershėn me titull: "O liri o vdekje" (janė akoma me mijėra vargje tė Havzi Nelės pa botuar) poeti shkruan
"vdekja pėr liri nuk mė tremb aspak
"
Dhe vėrtetė se trembi aspak. Diktatura komuniste nuk e pėrkuli dot, nuk e theu nuk mundi asnjėherė t'ia mbyllė gojėn, t'ia vrasė as fjalėn e tij tė lirė, as vargun poetik dhe as kėngėn.