Philip Whalen
Philip Walen ka lindur me20 tetor te vitit 1923 ne Portland, Oregon dhe ka vdekur me 26 korrik te vitit 2002 ne san Francisko. Walen ashtu si edhe Ginzbergu ka qene nje nder ideologet dhe esetistet e Budizmit. veprat e tij me kryesore jane Canoeing up Cabarga Creek: Buddhist Poems 1955-1986 (Parallax Press, Feb 1995), Dy Novelat (Zephyr Press, Jan 1986), Off the Wall: Interviews with Philip whalen (FourSeasons Foundation, Jan 1978), Enough Said: 1974-1979 (Grey Fox Press, Nov 1980), and Heavy Breathing: Poems, 1967-1980 (Four Seasons Foundation, Jan 1983). Ne oezine Beat generation ai radhitet denjesisht krah emrave te medhenj keruakc,Ginzberg,Ferlinghetti etj.
Kur kam qenë e vogl
U dhashë pas kurës së bukurisë.
Këtë ma rekomandoi mjeku i familjes.
Dhe gjyshja më nxorri
Të mblidhja jashtë mut qeni.
Duhej që pak mut qeni
Ta vendosja nën gjuhë
Dhe më pas me të
Të më fërkonte trupin dhe gjinjtë.
Ja përse trupi dhe gjinjte e mij janë këta që ju shihni.
Nuk thoshte më kot doktori familjes
Se muti i qenit ka fuqi magjike
Duke ruajtur rininë e përjetëshme.
Dhe unë edhe pse në pleqëri të thellë
Ju dukem kaq e re.
Dhe ju zonjat e kija
Për nurin tuaj
Përdorni mutin e qenit,
Ua them pa cmirë,përdoreni që sot.
4 : 2 : 59
Ato ç’ka më duhen mua janë paratë,
Jo, ju nuk më duheni
Ajo ç’ka më duhet
Është dikush të më dhurojë
Një dashuri të pakrahasueshme
Me përparësi për 24 orë
Dhe pastaj lamtumirë.
Unë mundohem prej shumë kohësh
Të shpëtoj nga kjo kohë dhe ky vend.
Nuk është kjo arsyeja pse sot jam këtu,
Krevati ndonjëherë i nevojitet gjithkujt
Apo ndishta dhe muri.
13 ku i kam duart
14 ku i kam mushkëritë
15 të gjitha dritat janë të fikura dhe nuk shoh asgjë
16 nuk lejoj që ky të jetë shkatërrimi i personalitetit tim
17 personi im mban gjysmëjete prej zero – zero vitesh
18 mundet që gishtin e këmbës ta fut në gojë
19 perveç atij asgjë tjetër
20 gjithmonë mundet që ta bëj
21 gishtin e këmbës e fut në gojë si njeriu aerotip i Platonit
22 ose krimbat grostikë.
23 edhe pse dua të mos më shohin,njerëzit përsëri më shohin
24 mundohem tu tërheq vëmendjen siç jam në të vërtetë.
|