Faqja kryesore
Reviste  kulturore  artistike 0n - line    E mail:info@logos-albania.com

Thirrje - poezi

   Ndue Ukaj

Thirrje

Muzë, mos fli hape sythin
Dhe më huazo zërin këngës
Përkulem para teje
Digjem e flakë s'jam
Muzë, në fillim ishte fjala
Dhe fjala ishte gjithçka
Tanimë s'mbet gjë tjetër
Përpos fjala e dashuria
Më dëfto kufirin e jetës dhe vdekjes
Dhe mbretërinë poezisë
Në qytetin tim më kufij dhe mure
Më dëfto mbretërinë tënde
Prej urate
Dhe më mëso të bëhem dishepull i fjalës
I muzikës së shpirtit të dëlirë
Që vallëzon kurrë pa ndal
Më dëfto shumë
Se historia është nyje në këmbë
E shkruar dhe e rishkruar
Nëpërmjet gishtave të dridhur
Për të prodhuar mite
Dhe një kodër rrenash
E pra Muzë, këndo me mua
Dhe dashurinë që vlon
Në metamorfozën e kohës
Më dëfto Zoti im se
Dielli lind për të mirët dhe të këqijtë
Gjuha e zjarrtë shndërrohen në hije
Dhe shikimi im në horizontin e pritjes
Tek rikthen mendjen në ditën e djeshme
Dhe kundron strukturën e kohës
Në pikën e së nesërmen

Hija e korbave

Në ishullin e pritjes vetmia e thartë
Dhe struktura e deformuar e seksit
Në lumin e kohës ecte zvarrë, Grua

Nuk e njoha Homerin as verbimin e tij
Me hapa të Akilit masë kohën prapa
Dhe kilometrat deri matanë Itakës

Sythi yt kaltërosh përhumbet në lakuriqësinë
E natës së zezë ku tëhajsohet mendja


Në të qarën e seksit tënd rrjedhin pikat
E dushit të ftohtë në ishullin e vetmisë

Drama e pashkruar në teatrin e gërmadhave
Dhe puthja e akullt që dogji sythin e përlotur

Një korb vështroj shikimin tim prej të dashuruari
Ditën me mendime të hallakatura
Dhe miti reflektoj fragmentin
E artit të shkruar nën hije kobrash

Sytë nuk janë dritare prej motesh
As dyer të largimit nga trishtimi


Dramë

Shalli i zi në qafën e rënduar
Dhe një shikim i përvujtshëm
Treten ngjyrat e shndritshme
Dhe rekuizitat e zeza na marrin sytë
Një gomar pallë sa të shurdhon veshët
Dhe hija e korbit mistershëm
Kafshojnë fjalët e aktorëve të rraskapitur
Një puthje prej Jude
E deh aktoren me emrin Çudira
Zhvesh brekët mu duhmë shurre
Dhe i hedh në publik e llastuar
Akti i parë pa orgazëm
Loja zgjati disa minuta
Dhe akti i dytë i kredhur në soditje
Një gomar defilon në skenë
Dy korba i bëjnë hije prej uji
Aktori i turpshëm refuzon të lakuriqësohet në skenë
Perceptimi për dramën mi gërryejnë sytë
Godo nuk priti sa unë
Dramë...


     Copyright 2007        Logos  Albania