|
Lawrence Ferlinghetti ka lindur ne 24 mars te vitit 1919.Eshte nje nder poetet me te njohur amerikane te beat generation, krahas poeteve te tjere te kesaj gjenerate.Ai eshte fryt i prinderve emigrante italo-portugeze.Ka lindur ne New York. Ka studiuar ne Mount Hermon School ne Karolinen e Veriut .Pervec se poet njihet edhe si kritik, ku shume shkrime kritike ia ka kushtuar edhe letersise dhe piktures.Renditet si nje dner poetet me te njohur krahas Kerouac dhe Ginzberg.
Mbipopullimi
Me siguri gabim shtypi në gazetë!
Shkruhet se lufta e fundit mbaroi
Dhe ata përsëri patrullojnë përpara hotelit.
Rri mbi karrike që më mirë t’i shoh
Fytyrat e djegura të heronjve.
Hipi mbi tryezë për të përshëndetur me kapelen me vrimë.
Është e vetme.
E hedh vrimën në rrugë pasi kalon vetura e zezë,
Gazetat nuk i hedh.
Rri i ulur vetëm me gazetat;
Ato sqarojnë gjithçka
Përveç vrimës që egziston gjithkund.
Në gazeta shkruhet se kanë vendosur të ndërpriten kombet,
Kjo është vendosur në nivelin më të lartë,
Në nivelin më të ulët është vendosur t’i kthehen shoqërisë primitive
Për shkak të shkencës që ka munduir natyrën
Pavarsisht nga ideja se natyra nuk duhej të mundej.
Kjo do të thotë se duhet të ndërpritet shkenca
Dhe makinat boll u vërtitën duke tallur koqet.
Vetura,për shembull,është kalimtare,kali duhet që të përjetësohet.
Popullimi mbrriti në cakun e fundit,
Askund nuk ka varreza,patjetër duhet i vekuri të qëndrojë në këmbë.
Mbetet vetëm deti.
Duhet të revokohet mjekësia,
Që njerëzit të vdesin kur të duan.
Perktheu: Roland Beqiraj |
|