| |
L.N.Tolstoi
Fedor Kuzmiçi
Një kujtesë historike
Aleksandri i I-re bllagoslovjeni ( i bekuari) :1777-1825 dhe Fjedor Kuzmiçi
Qysh po kryhej trasportimi i trupit të perandorit nga Taganrogu për në San Peterburg-udhëtim që zgjati dy muaj-filluan të përhapen fjalë se në ark mort ishte vendosur trup i huaj dhe jo ai i Perandorit.Ndër ata që përmenden ,thuhet se ishte trupi i korrierit ushtarak Maskov,i cili vdiq para syve të Perandorit kur ra nga karroca dhe përplasi kokën në një send të fortë.Lidhur me këtë ngjarje fatkeqe kemi edhe dëshminë e rojës së shërbimit në pallatin Taganrog,më 19 nëntor kur ai kishte parë një njeri truplartë,që i ngjante fort perandorit,i cili doli me hap ushtarak nga pallati dhe u zhduk në errësirë.Pas disa çasteve tingëllimi i mbytur i këmbanës lajmëroi vdekjen e Sovranit.Ka patur edhe shumë secrete të tjera lidhur me sëmundjen,vdekjen dhe balsamimin e trupit të tij.Mirëpo më tepër se çdo gjë,bazën për thashethemet dhe hamendësimet e krijoi vetë perandori me sjelljen e vet të dyshimtë kohët e fundit,gjithmonë i zhytur në mendime të thella,biseda të vazhdueshme për abdikim,për heqjen dorë nga froni perandorak,misticizëm,pastaj erdhi dhe udhëtimi i tij i mistershëm në Taganrog e shumë e shumë gjëra të tjera.
Dora – dorës thashethemet filluan të harrohen kur papritur njëmbëdhjetë vjet më pas,u ringjallën dhe filluan të buisin me një forcë të re ditën kur në Siberi u duk një murg –oshënar me emrin Fjodor Kuzmiç,i cili me shfaqjen e vetë të mistershme,me paraqitjen e madhërishme,me njohjen e gjuhëve të huaja,dhe ngjashmërinë fizike me Aleksnadrin e I,u dha shkas hamendësimeve nga më të çuditëshmet.Një plak shtatlartë,një njeri tejet i shenjtë,me sy ledhatues,me një fytyrë të bardhë të pazakontë,të pastër dhe me një mjekër të gjatë thinjoshe,Fjedor Kuzmiç,për herë të parë u shfaq në vjeshtën e vitit 1836 në qarkun e Krasnoufimskit.Në hetuesi tregoi se nuk e mbante mend fisin e tij qysh nga fëmijëria.Si endacak që nuk njeh fisin e tij,gjyqi e dënoi me njëzet fshikullime me kamxhik dhe me internim në Siberi.
Fjedor Kuzmiç vdiq në 20 janar në vitin 1864 në qelën e vetë në një pyll,disa kilometra larg Tomskut dhe u varros në varrezat e manastirit të murgjëve Bogorodica Aleksejevskaja të Tomskut.Sipas fjalëve të llaujzit duan të thonë se oshënari,para se të jepte shpirt,shprehu dëshirën që t’i çonin në petërburg një ikonë dhe një unazë.Së këndejmi arrihet në përfundimin se ikona dhe unaza janë ato çka pat humbur Perandori para se të jepte shpirt.Flitet se anëtarët e familjes perandorake e kanë vizituar varrin e Fjodor Kuzmiçit.E ka vizatur edhe perandori Nikollaj II,kur ai bëri një udhëtim në Siberi.
Do të përmendim edhe një fakt tjetër shumë interesant dhe mëse të vërtetë. Në një botim amerikan të “Lufta dhe Paqja” në Nju Jork fill pas sulmit të Gjermanisë naziste në tetor-nëntor të vitit 1941,në një shënim të botuesit thuhet shprehimisht : Në vitin 1927 në Rusi,në vazhdën e fushatës së dhunshme ndaj fesë,u çelën dhe varret e shenjtorëve,carëve dhe njerëzve që adhuroheshin nga populli.Një ndër ta ishte edhe varri i Aleksandërit të I.Varri u gjend i zbarazët dhe në të nuk kishte asgjë”.
Për shënimet e starec Fjodor Kuzmiçit,Tolstoi punoi nga nëntori në dhjetor të vitit 1905.Tolstoi kishte ndërmend historinë e Aleksnadrit të I sipas këndvështrimit të Fjodor Kuzmiçit,por këto shënime të tij nuk u përfunduan asnjëherë.
Robert Vullkani
 
|
|