
Nga ALBA KEPI “Standard”
Do tė kalonin plot gjashtė vjet dhe e gjithė bota do tė njihej me pasojat dramatike tė pėrmbajtjes sė letrės sė Ajnshtanjit drejtuar Presidentit amerikan. Mė 6 e 9 gusht tė vitit 1945, qytetet Hiroshima e Nagasaki tė Japonisė do tė mbuloheshin nga flakėt shpėrthyese tė dy bombave atomike. Kėto dy ditė do tė njihen si ditėt e zeza tė historisė humane e kjo ngjarje si njė nga mė katastrofiket qė mendja humane diti tė pjellė. Qė nga ky moment e deri sa tė vdiste shkencėtari i madh, Albert Einstein (Ajnshtanjit) nuk do tė lodhej sė thėni se ... Po ta dija, nuk do ta kisha nėnshkruar kurrė atė letėr.
Mė 2 gusht tė vitit 1939 shkencėtari Albert Enistein nėnshkruan njė letėr drejtuar Presidentit amerikan, Franklin D. Roosevelt, ajo do tė konsiderohet njė nga letrat mė tė rėndėsishme tė shekullit XX, e cila shėnoi fillimin e njė epoke tė re pėr historinė e njerėzimit, e njohur si epoka atomike.
Zotėri
Si rezultat i disa punimeve tė fundit tė E. Fermi (fizikant Italian) e L. Szilard (fizikant hungarez), tė ardhura tek unė nė dorėshkrim, mė ēojnė nė konkluzionin se elementi uran mund tė transformohet nė njė tė ardhme tė shpejtė nė njė burim tė rėndėsishėm energjie... Gjatė katėr muajve tė fundit falė punės sė Joliot nė Francė, e Fermi e Szilard nė Amerikė ėshtė bėrė e mundur tė krijohet njė reaksion nuklear nė zinxhir tek njė masė e madhe urani ... ky fenomen i ri mund tė ēojė nė krijimin e bombave ekstremisht tė fuqishme, tė njė lloji tė paparė deri mė sot. Njė bombė e tillė e transportuar me anė tė detit dhe e shpėrthyer nė njė port ėshtė e aftė tė shkatėrrojė jo vetėm portin, por dhe gjithė territorin pėrreth. Kėto bomba do jenė mjaft tė rėnda pėr tu transportuar me avion.... Do tė kalonin plot gjashtė vjet dhe e gjithė bota do tė njihej me pasojat dramatike tė pėrmbajtjes sė kėsaj letre. Mė 6 e 9 gusht tė vitit 1945 qytetet Hiroshima e Nagasaki tė Japonisė do tė mbuloheshin nga flakėt shpėrthyese tė dy bombave atomike. Kėto dy ditė do tė njihen si ditėt e zeza tė historisė humane e kjo ngjarje si njė nga mė katastrofiket qė mendja humane diti tė pjellė. Qė nga ky moment e deri sa tė vdeste shkencėtari i madh, Albert Einstein, nuk do tė lodhej sė thėni se ... Po ta dija nuk do ta kisha nėnshkruar kurrė atė letėr. Unė nuk konsiderohem babai i energjisė atomike. Roli im nė kėtė fushė qe shumė indirekt. Nuk kisha parashikuar se gjatė jetės sime mund tė arrihej tė prodhohej energjia atomike. Kjo gjė u bė njė fakt praktik falė zbulimit rastėsor tė reaksionit zinxhir, gjė qė unė nuk mund ta parashikoja, - shkruan Alber Einstein nė bibliografinė e tij Mendime tė viteve tė vėshtira.
...Kjo u zbulua nga Otto Hahn (kimist e fizikant gjerman) nė Berlin , e as ai vetė nuk arrit tė kuptojė atė ēka kish zbuluar. Qe Lise Meitner (fizikante austriake) ajo qė i dha interpretimin korrekt e qė pas largimit nga Gjermania i beson informacionet e saj Niels Bohr (fizikant e matematicien danez). Para se tė arrijmė nė atė epilog tragjik tė gushtit tė 1945-s historia e krijimit tė bombės atomike lidhet me vite e vite tė tėra kėrkimesh e studimesh internacionale. Qysh nė vitet 30 qe zbuluar se energjia e ēliruar nga bombardimi e copėtimi i atomit qe fuqimisht mjaft e madhe. Nė atė epokė asnjė nga studiuesit mė tė afirmuar nuk qenė tė aftė tė pėrcaktonin atė ēka mund tė sillte ky proces. Madje Ernest Rutherford (1871-1937) kimist e fizikant nga Zelanda e Re, i konsideruar babai i fizikės nukleare qe plotėsisht i bindur se njeriu nuk do tė arrinte kurrė tė pėrdorte energjinė e atomit. Qe teoricieni e fizikanti hungarez, si dhe njė nga nxėnėsit e Albert Einstein nė Universitetin e Berlinit, Leo Szilard, i pari qė me intuitėn e tij kuptoi se ēlirimi i energjisė nga atomi qe veēse njė ēėshtje kohe e se ky zbulim do ti krijonte probleme jo tė vogla njerėzimit. Gjatė kėtyre viteve liria absolute e shkencės eksperimentale dhe e kėrkimeve shkencore ishte konsideruar si njė fitore e epokės moderne e pothuajse nė tėrė Evropėn studiues me emėr kishin krijuar laboratorė tė shumtė shkencor. Nė Itali fizikanti Enrico Fermi, i cili mė 1926 vetėm 25 vjeē kish arritur tė hynte nė katedrėn e teorisė sė fizikės pranė Universitetit tė Romės, sė bashku me grupin e tij kish vite qė punonte nė laboratorėt e Institutit tė Fizikės. Ai qe i pari qė arriti tė ndajė atomin e uranit, element qė mė pas do tė hynte si njė pėrbėrės bazė i bombės atomike. Qenė vitet kur Rajhu i Tretė e Nazismi po forcohej ēdo ditė e mė shumė nė Evropė. Qysh nga fundi i 800 e deri mė 1933 Gjermania qe qendra botėrore e shkencės me fizikantėt e radio-kimistėt nga mė tė mirėt qė ekzistonin. Politika e saj militare e antisemitiste nuk kurseu as komunitetin shkencor. Mjaft studiues braktisėn postet pranė universiteteve gjermane e u larguan drejt SHBA, Anglisė e Francės. Projektet pėr ndėrtimin e bombės atomike pėr tė cilėt kishin punuar deri nė atė moment tashmė qenė nė duart e Hitlerit e mund tė ishin njė rrezik vdekjeprurės pėr tėrė njerėzimin. Kjo qe arsyeja qė njė grup studiuesish tė emigruar nė SHBA me nė krye Fermin e Szilard bindėn Albert Eistein, emri e fama e tė cilit do tė ndihmonte nė seriozitetin e projektit, tė nėnshkruante nė emėr tė tyre njė letėr drejtuar Presidentit tė Amerikės Franklin D. Roosevelt. Nė kėtė letėr ata informonin se nazistėt mund tė ndėrtonin bombėn atomike e kėrkonin jo vetėm mbėshtetjen e Shtėpisė sė Bardhė ndaj studimeve mbi energjinė nukleare, por dhe ndalimin e shitjes sė uranit Gjermanisė. Kjo e fundit nė fakt kishte krijuar Uranverein ose mė mirė Klubi i Uranit. Tashmė qe njė luftė kundėr kohės, kush arrinte mė parė gjermanėt apo grupi i shkencėtarėve tė emigruar nė Amerikė. Mė 6 dhjetor tė vitit 1941, pikėrisht njė ditė para bombardimit japonez tė Pearl Arbor, Roosevelt pėr ta bėrė mė operativ kėtė plan krijon njė komitet me studiues e ushtarak. 8 muaj mė vonė kėtė projekt e merr nė dorė ushtria amerikane e cila e quan Projekti Manhatan, nė krye tė tė cilit qe inxhinieri ushtarak qė kish drejtuar dhe punimet pėr ndėrtimin e Pentagonit, Leslie Groves. Nė qytezėn-laborator tė Los Alamos (New Mexico) shkencėtarėt me nė krye Robert Oppenheimer (fizikant amerikanė me origjinė hebreje) u vunė nė punė pėr ndėrtimin e Bombės Atomike. Mė dhjetor tė vitit nė Ēikago 1942 Enrico Fermi realizon reaksionin zinxhir tė kontrolluar nė baterinė e tij me uran. Bomba tashmė ishte e paevitueshme. I vetmi mister qe fuqia qė ajo do tė mund tė lėshonte. Dikush mendonte se do tė ishte e barabartė me 600 tonė eksploziv, tė tjerė me 2000 tonė, ngelej veē tė provohej. Pas vdekjes sė Roosevelt qe Harry Truman vazhduesi i Projektit Manhatan e nėn qeverisjen e tij u realizua i pari eksperiment nuklear (Trinity test), mė 16 korrik tė vitit 1945 nė shkretėtirėn e New Mexico. Fuqia shkatėrruese e Bombės Atomike qe mė e madhe se sa ish parashikuar, e barabartė me 18000 (18kiloton) eksploziv. Njė ekzemplar i tillė mund ti jepte fund jo vetėm konfliktit tė Luftės sė Dytė Botėrore, por dhe gjithė njerėzimit. Njė presion indirekt nė pėrdorimin e kėsaj bombe luajti dhe opinioni publik amerikan, i cili i lodhur nga katėr vite luftė kėrkonte njė fitore tė menjėhershme e definitive. Gjithashtu nė sfondin politik pėrdorimi i kėsaj arme do tė ishte njė mesazh i qartė pėr Bashkimin Sovjetik, i cili do ta kuptonte se pas mbarimit tė luftės, fuqia dominuese botėrore do tė ishte SHBA. Mė 6 gusht tė vitit 1945 nė ora 8. 15 min Boing-29 i quajtur Enola Gay nėn udhėheqjen e komandantit Tibbets lėshon mbi qytetin japonez Hiroshima tė parėn Bombė atomike tė pėrdorur nė historinė e njerėzimit. Bomba me uran apoLittle Boy siē e quajtėn ushtarakėt kėtė armė, gjatė impaktit me tokėn u transformua nė njė kėrpudhė gjigande qė ēante qiellin, nė njė ciklon zjarri, nė njė shkėndijė super tė fuqishme drite e cila zhduku ēdo formė jetė nė njė rreze prej 800 metra nga epiqendra e rėnies. Tom Feberee, shtypėsi i pulsantit, qė lejoi lėshimin e bombės atomike mbi tokėn japoneze e kujton kėshtu kėtė moment: Mu duk sikur dielli papritur ra mbi tokė, e u ringrit. O zot ēfarė bėmė!. Mbi pothuajse 100.000 tė vdekur e njė qytet i tėrė i kthyer nė hi. Nė orėn 20:45 tė datės 6 gusht 1945 nė komunikatėn e agjencisė ANSA do tė thuhej: Presidenti Truman lajmėroi sot se 16 orė mė parė avionėt amerikanė hodhėn mbi bazėn e Hiroshimės tipin mė tė madh tė bombės tė pėrdorur deri tashmė nė luftė, bomba atomike, mė e fuqishme se 20 mijė ton eksploziv. Truman tha: Me kėtė bombė tashmė ne kemi fituar njė forcė tė madhe shkatėrruese, qė do tė shėrbejė pėr tė rritur fuqinė e forcave ushtarake. Tashmė jemi duke prodhuar bomba tė kėtij tipi e akoma mė tė fuqishme do ti prodhojmė nė tė ardhmen. Mė 9 gusht 1945 njė avion amerikan B-29 Bockscar i udhėhequr nga komandanti Charles Sweeney lėshoi mbi qytetin japonez Nagasaki bombėn atomike me element bazė plutonin, tė quajtur Fat man e me fuqi akoma mė tė madhe se Little Boy (bomba prej urani), fuqi qė arrinte mbi 22 kiloton. Akoma mbi 100 mijė tė vdekur e njė qytet i kthyer nė shkretėtirė. Mė 15 gusht ora lokale 16:00 Imperatori japonez, Hiro Hito, deklaroi kapitullimin e Japonisė. Dhimbje, tragjedi, lot, poshtėrim por dhe njė lirshmėri se inkubi i bombės atomike kishte marrė fund.
Pėrdorimi i kėsaj arme ndryshoi radikalisht mėnyrėn e tė bėrit luftė e prospektivat e ardhshme tė jetės njerėzore. Sigurimi e paqja u bllokua nga raporti i forcės nė fushėn ekonomike e ushtarake, gjė qė kushtėzohej tashmė nga mundėsitė qė ēdo shtet kish pėr pėrdorimin e njė instrumenti tė tillė vdekjeje. Ja pėrse shkencėtari i madh, Albert Einstein, deri sa vdiq nuk e harroi se qe nėnshkruesi i letrės drejtuar Presidentit Rusvelt mė 2 gusht 1939. Ky qe njė nga shkaqet qė nė 1955 pak para se tė vdiste, nė bashkėpunim me filozofin anglez, Bertrand Russell, do tė konceptojė njė manifest pėr tė sensibilizuar shkencėtarėt nė tė gjithė botėn, pėr sa i pėrket rrezikut tė njė Lufte Nukleare. Nė situatėn tragjike nė tė cilėn gjendet njerėzimi - thuhet nė tė, mendojmė se shkencėtarėt duhet tė mblidhen pėr tė vlerėsuar rreziqet qė vijnė si rezultat i zhvillimit tė armėve tė shkatėrrimit nė masė
Sot mund tė ndėrtohet njė bombė 2500 herė mė e fuqishme se ajo e Hiroshimės ... njė luftė me Bombė H mund tė shėnojė fundin e racės njerėzore... Apelojmė si qenie njerėzore ndaj qenieve njerėzore, kujtoni humanizmin tuaj e harroni ēdo gjė tjetėr.