Kristali dhe flaka

                                                                             Italo Calvino

Ndoshta, ne vend qe t?ju flas se si e kam shkruar ate cka kam shkruar, do te ishte me interesante t?ju tregoja problemet qe ende nuk kam zgjidhur, qe nuk di se si do t?i zgjidh dhe se cfare do te me shtyje qe te shkruaj... Hera-heres, perpiqem te perqendrohem mbi historine qe do te doja te shkruaja dhe ve re se ajo qe me intereson, eshte dicka tjeter ose, si te thuash, jo dicka e percaktuar, por gjithcka mbetet e perjashtuar nga gjeja per te cilen do te duhej te shkruaja; raporti midis atij argumenti te dhene dhe te gjitha varianteve dhe altrenativave te mundshme te tij, te gjitha ngjarjet qe koha dhe hapesira mund te permbajne. eshte nje obsesion gllaberues, shkaterrimtar, i cili mjafton per te me bllokuar. Per ta luftuar, perpiqem te kufizoj fushen e asaj qe dua te them dhe, me pas, ta ndaj ne fusha edhe me te kufizuara, pasketaj vazhdoj t?i ndaj edhe me tej, e keshtu me radhe. Dhe atehere me ze nje tjeter marramendje, ajo e detajit te detajit, thithem nga infinitezimali, nga pambarimisht i vogel, ashtu sikurse me pare humbisja te pambarimisht i madhi.
* * *
Pohimin e Flaubert-it "Le bon Dieu est dans le d?tail" (Zoti i vertete eshte te detaji), do ta perktheja nen driten e filozofise se Giordano Bruno-s, kozmolog i madh largpames, i cili e sheh universin si te pafund dhe te perbere nga bote te panumerta, por nuk mund ta quaje "krejtesisht te pafund", sepse secila prej ketyre boteve ka nje fund; ndersa "krejtesisht i pafund" eshte Zoti, "sepse gjithcka tek ai eshte ne te gjithe boten, dhe ne secilen pjese te tij pafundesisht dhe krejtesisht". Mes librave italiane te viteve te fundit, ai qe kam lexuar, rilexuar dhe studiuar me shume eshte "Histor ie shkurter e se pafundmes" i Paolo Zellini-t (Milano, Adelphi 1980), qe hapet me sulmin e famshem te Borges-it ndaj se pafundmes si "koncept qe korrupton dhe ndryshon gjithe te tjeret", dhe vazhdon duke marre ne analize te gjitha argumentet mbi temen, me rezultat shkrirjen dhe permbysjen e shtrirjes se infinitit ne dendesine e pafundesisht te voglit. Kjo lidhje midis zgjedhjeve formale te krijimit letrar dhe nevojes se nje modeli kozmologjik (apo te nje kuadri mitologjik te pergjithshem), besoj se eshte e pranishme edhe tek ata autore, te cilet nuk e deklarojne kete ne menyre te hapur. Shija e krijimit te gjeometrizuar, historine e te cilit mund ta gjejme ne letersine boterore duke filluar nga Mallarm?, ka ne sfond kundervenien rregullsi - crregullsi, nje opozicion ky themelor ne shkencen bashkekohore. Univesri shperbehet ne nje re nxehtesie, precipiton pa rrugedalje ne nje vorbull entropie, por ne brendesi te ketij procesi te pakthyeshem mund te gjenden zona te rregullta, pozicione te ekzistueses qe shkon drejt nje forme, pika te privilegjuara nga ku duket sikur shquan nje vizatim, nje perspektive. Vepra letrare eshte nje nga keto pjese te vogla, tek e cila ekzistuesja kristalizohet ne nje forme, fiton nje kuptim, jo te qendrueshem, jo te perhershem, jo te ngrire ne nje palevizshmeri minerale, por te gjalle si nje organizem. Poezia eshte armikja e madhe e rastit, megjithese edhe ajo eshte pjelle e rastit, edhe pse e di qe, ne fund te fundit, eshte rasti ai qe do te fitoje. "Nje hedhje shorti kurre nuk do ta shkaterroje rastesine."
* * *
Ne kete kuader duhet pare rivleresimi i procedurave logjiko-gjeometrike-metafizike, qe hyri fuqishem ne artet figurative ne dhjetevjecaret e pare te shekullit dhe me vone ne letersi: emblema e kristalit mund te shquante nje yjesi poetesh dhe shkrimtaresh shume te ndryshem, mes tyre: Paul Valery ne France, Wallace Stevens ne SHBA, Gottfried Benn ne Gjermani, Fernando Pessoa ne Portugali, Ramon Gomez de le Serna ne Spanje, Massimo Bontempelli ne Itali, Jorge Luis Borges ne Argjentine. Kristali me saktesine e faqeve te tij dhe me aftesine e tij per te thyer driten, eshte modeli i persosur, te cilin gjithnje e kam pare si nje embleme, dhe ky pelqim eshte bere edhe me domethenes, qyshkur dihet se disa aftesi te lindjes dhe te rritjes se kristaleve ngjajne me ato te qenieve biologjike me te thjeshta, duke krijuar pothuajse nje ure midis botes minerale dhe lendes se gjalle. Mes librave shkencore, ku zhytem ne kerkim te stimujve per imagjinaten, kohet e fundit me ka qelluar te lexoj qe modelet per proceset e formimit te qenieve te gjalla, jane "nga njera ane kristali (imazh pandryshueshmerie dhe rregullsie strukturash specifike) dhe, nga ana tjeter, flaka (imazh qendrueshmerie i nje forme globale te jashtme, pavaresisht nga trazimi i brendshem i pafund)".

Perktheu Renata Martini

 
 
 
  Copyright 2007    Logos  Albania