
Dy terroristė nė studion ovale tė Shtėpisė sė Bardhė: njė grua me flokėt e krehur nė stilin af rikan, me mitraloz nė qafė dhe njė burrė i veshur me veshje islamike. Ndoshta shumė pak mund ta marrin me mend se bėhet fjalė pėr kandidatin
demokrat pėr President, Barak Obama, dhe bashkėshorten e tij, Mishel. Kopertona e "New Yorker" me siguri e ka arritur qėllimin e saj kėtė javė: ti lėrė tė gjithė pa mend e tė bėjė xhiron e botės. E nė fakt, njėlloj si prestigjiozja intelektuale njujorkeze kanė bėrė mė parė edhe simotrat e saj. Nė tė kaluarėn, tė tjera kopertina kanė hyrė nė histori pėrmes fotove,
imazheve tė modifikuara apo ilustrimeve. Fotot "Los Angeles Times" ka renditur "10 kopertinat" qė kanė tronditur botėn. Fotografitė e tyre janė pikėrisht ato qė kanė prekur mė shumė lexuesit anekėnd botės. Le ta nisim me foton e Annie Leibovitz nė kopertinėn e "Rolling Stone", me John Lennon dhe Yoko Ono tė shtrirė pėr tokė: ajo e veshur, ndėrsa ai tėrėsisht lakuriq, qė e ka mbėrthyer fort, njė lloj si fetusi nė barkun e sė ėmės. Kopertina i takon janarit tė vitit 1981 dhe shkaktoi njė skandal tė madh nė opinionin publik.
Megjithatė u bė njė foto legjendare, duke i dhėnė mė shumė famė Leibovitz. Polemikat "An American Tragedy" ėshtė titulli i faqes sė parė tė revistės "Time" nė qershor tė vitit 1994, me foton e shkrepur menjėherė pas arrestimit tė O.J. Simpson. Fotoja
origjinale e policisė u ndryshua nga e pėrjavshmja amerikane, duke i ndryshuar ngjyrėn (duke e bėrė mė tė bardhė) aktorit dhe sportistit amerikan. Nė kėtė rast, kopertina shkaktoi shumė polemika me sfond racial. E njėjta gjė ndodhi disa muaj mė parė me kopertinėn e revistės "Vogue", me supermodelen Gisele Bündchen dhe yllin e ri tė basketbollit, LeBron James.
Sipas kritikave, fotoja e shkrepur nga fotografja Annie Leibovitz riprodhoi stereotipa tė vjetėr racistė dhe seksistė. Njė gafė, pak a shumė e kėrkuar me dėshirė, i ndodhi nė 1993-shin revistės "Time", qė e zgjodhi Bill Klintonin si "Njeriun e Vitit": koka e Presidentit tė atėhershėm amerikan mbulonte vetėm njė pjesė tė shkronjės M tė emrit "Time" tė revistės, duke e bėrė qė tė dukej sikur kishte vėnė brirė.
Polemika e fundit, sipas kohės, shpėrtheu pėr "Entertainment Weekly", qė ia ka dedikuar foton e kopertinės filmit mė tė ri qė pritet tė dalė, "Twilight",n shkėputur nga romani i Stephenie Meyer. Shumė lexues dhe pėrdorues tė internetit u tėrbuan nga inati pėr mėnyrėn e veēantė se si ishte portretizuar personazhi i Eduardit nė libėr. Kėshtu, fansat u ankuan publikisht nė bloge tė ndryshme: "Eduard duket si njė vampir"; "Buzė shumė tė kuqe, lėkurė shumė tė bardhė".
Nė fund, nuk mund tė harrohej faqja e parė seksi e amerikanes "Vanity Fair", me Demi Moorin shtatzėnė, nudo, teksa prekte barkun. Nga atėherė, shumė yje tė tjera tė shoubiz- it kanė kėrkuar tė imitojnė kopertinėn mitike tė vitit 1991, edhe pse me mė pak bujė sigurisht