Faqja kryesore
Reviste  kulturore  artistike 0n - line    E mail:info@logos-albania.com

Loti i Nėnės

  Kalosh Celiku

Gacat e zjarrit

Flemë në hi
Darkën e hamë mbi shpuzë
vdesim përditë
Gacat i kemi sy.

O burra, ecni nëpër hi
mos shkilni në shpuzë!...

Rebelimi

Sot s“jam këtu
Më mbulon bari.
Zëri s“më shkon për këngë.

Nesër do ta thyej kitarën...

Pagjumësi

Qentë lehin gjithë natën
Çizme dëgjohen në rrugë.

Fëmijët s’i zë gjumi vonë
Unë rojë e shtratit tonë...

Grushti i Poetit
   
            ( Migjenit )

Medet për emrin Tënd
Edhe kush e mban në gojë
Nëpër përvjetore e orë letrare
Shoqata e Unione.

Coftinës së bardhë
Me një këmbë të thyer
I kanë hipur në shpinë
Çirren e derdhin lot
Për netët pa gjumë
Gjelin kryeneç
Për Lulin e vocërr
Që e vranë nëpër këndime.

Medet, si nuk kam një grusht të fortë
Palaçot t’i zbresë nga bina...

Loti i Nënës

Kitara kur qan, hap dritaren
Tokë, ku e fsheh lotin e Nënës
Zog ma këndo këngën!

Çafkë, mos ma prek vargun!

Tokë, ku e fsheh lotin e Nënës?!...

Pusi për një okë drithë

Emri im i pengon në rrugë
nëpër gazeta e pret me gërshërë
natën e sheh ëndërr
ditën - zhgëndërr.

Rrugëve i vë pusi
për një okë drithë në shpinë
e vret nëpër gazeta
e shet para Vetëshërbimit...

Intimë

Shpirtin ma djeg diçka
Laurë - zemër.
Fshehtësia ime do vend - do zemër
Nesër - është vonë...

Zemra në kraharor sjell grindje
Fjala ime o burra nuk ka dhëmbë.

Vargjet kush m’i merr nëpër këmbë
Duart i kam hapur për një lindje...

Vaje në gjumë

Laurë, Ti ke qarë në gjumë
Mesnata ka qenë e ftohtë.

Laurë, sonte të mbulova me vargje
Diellin ta zbrita në dhomë.

Varg s’kam pasur ta djeg dhomën...

Ankand te Pazari i Grave

Vjen derisa unë rrokullisem lëmsh
me të Dashurën e Omar Khajamit
e shahem me librat horror.

Kot, para s’kam të të huazoj për bukë
Palaçot nderohen me shpërblime.

Asgjë s’kam, vetëm pagjumësi

Një natë me Miken

Me telefon më fton në Tavernë
Qyteti i vogël për strehim
unë dhe boca me verë
mbytemi në shtratin e hardhisë.

Më mbulon me poezi
shpirti im dehu - edhe unë jam verë
çoje dollinë, mbytu në këtë det
nesër ku ta di, a do të kesh etje...


     Copyright 2007        Logos  Albania