Franc KAFKA

Para Ligjit ėshtė njė rojtar.
Atij i drejtohet njė fshatar, qė do tė hyjė te Ligji. Po rojtari i thotė se, tani pėr tani, nuk mund ta lėrė tė hyjė.
Njeriu mendohet, pastaj e pyet nėse mund tė hyjė mė vonė.
Ndoshta, i pėrgjigjet rojtari, por jo tani.
Rojtari tėrhiqet anash; meqė dera e Ligjit ėshtė pėrherė e hapur, njeriu pėrkulet pėr tė parė brenda.
Rojtari e vė re dhe qesh:
Nėse tė tėrheq kaq shumė, thotė, pėrpiqu tė hysh, megjithėse ėshtė e ndaluar. Por hap sytė, unė jam i fortė. Dhe jam rojtari i fundit. Ēdo sallė ka rojėn e vet, njėri mė i fuqishėm se tjetri. As unė nuk i bėj ballė tė tretit.
Fshatari nuk e priste kėtė lloj vėshtirėsie.
Ligji duhet tė jetė i lirė qė tė hyjė brenda cilido nė ēdo ēast, mendon, por duke e parė mirė rojtarin e veshur me gėzof, me hundėn e madhe me majė, mjekrėn e gjatė, tė zezė prej tartari, bindet se ėshtė mė mirė tė presė, derisa tė marrė lejen pėr tė hyrė.
Rojtari i jep njė stol dhe i thotė tė ulet aty pranė derės.
Ai ulet aty pėrditė dhe pėr vite.
Bėn shumė pėrēapje qė tė pranohet brenda, e lodh rojtarin me lutjet e tij.
Nganjėherė roja i bėn pyetje, e pyet pėr fshatin e tij dhe pėr shumė gjėra tė tjera, por janė pyetje pa rėndėsi, ashtu siē i bėjnė zotėrinjtė; nė fund i thotė se ende nuk mund ta lejojė qė tė hyjė.
Njeriu, qė ishte gatitur pėr atė rrugė duke marrė plot gjėra me vete, bėn pėrpjekje qė ta thyejė rojtarin, duke i dhėnė gjithēka, pa pyetur a janė gjėra me vlerė apo jo.
Tjetri nuk zbraps asnjė dhuratė, por pohon:
Po pranoj vetėm qė ti tė mos thuash se ke lėnė pa provuar ndonjė mėnyrė.
Pėr vite e vite njeriu nuk rresht duke e vėshtruar rojtarin. Harron rojat e tjera dhe i duket se i pari ėshtė pengesa e vetme pėr tė hyrė te Ligji.
Pa marrė parasysh asgjė, vitet e para mallkon me zė tė lartė fatin e tij tė keq, pastaj kur plaket, flet me vete. Bėhet si fėmijė dhe, pasi gjatė shumė viteve ka vrojtuar rojtarin, tė cilit ia njeh edhe pleshtat e gėzofit, u lutet pleshtave qė ta bindin rojtarin.
Mė nė fund, shikimi i dobėsohet dhe ai nuk e di mė nėse i mungon drita apo e gėnjejnė sytė.
Megjithatė, nė errėsirė e dallon shkėlqimin qė shpėrthen nga dera e Ligjit.
Nuk i ka mbetur shumė kohė pėr tė jetuar. Para vdekjes tė gjitha ngjarjet e kohėve tė fundit, tė mbledhura nė kokėn e tij, shndėrrohen nė njė pyetje, tė cilėn ende nuk ia ka drejtuar rojtarit.
I bėn njė shenjė burrit, pasi nuk mund ta drejtojė mė trupin e ngrirė. Rojtari duhet tė pėrkulet, se tani trupat e tyre kanė shumė ndryshime nė dėm tė fshatarit.
Je i pangopur. Ēfarė kėrkon tė dish akoma?, e pyet rojtari.
Nėse tė gjithė synojnė Ligjin, thotė njeriu, si ėshtė puna qė, gjatė tėrė kėtyre viteve, askush pėrveē meje nuk ka kėrkuar tė hyjė brenda?
Rojtari e sheh se burri ėshtė nga mbarimi i jetės dhe, qė ai tė mund ta kuptojė, i ulėrin nė veshin tashmė tė mbyllur:
Kėtu nuk mund tė hynte askush, se kjo derė ishte caktuar pėr ty. Tani po largohem dhe po e mbyll.
Pėrktheu :Gjergj Vlashi