JULIO CORTĮZAR 
Kishte filluar ta lexonte romanin pėrpara disa ditėsh. Porse shumė shpejt iu desh ta linte mėnjanė pėr shkak tė disa punėve tė ngutshme dhe e rihapi rishtas, teksa po kthehej me tren pėr nė fermė; po e linte veten tė tėrhiqej ngadalshėm prej ndėrthurjes intriguese tė librit dhe pėrshkrimit tė personazheve tė tij. Atė mbrėmje, nė vend qė ti shkruante njė pusullė avokatit e tė diskutonte me kryekamarierin rreth njė ēėshtjeje tė ngutshme, iu kthye librit nė qetėsinė e studios qė shihte pėr nga parku i lisave. Si u rehatua nė poltronėn e vet tė parapėlqyer me shpatullat nga dera, qė mend po i cingėriste nervat si tė paskėsh qenė mishėrim i skajshėm i ndonjė shqetėsimi tė mundshėm, pėrkėdheli pėr disa ēaste me dorėn e majtė kadifen e saj tė gjelbėrt dhe u zhyt nė leximin e kaptinave tė fundit. Kujtesa i ruante pa kurrfarė vėshtirėsie emrat dhe fytyrat e protagonistėve; pėrtejėsia artistike e tėrhoqi thuajse menjėherė. Nisi tė shijonte njė kėnaqėsi paksa perverse, duke e pėrfytyruar vetveten tė zhbėhej rresht mė rresht e tė shkapėrderdhej mbi gjithēka qė e rrethonte, duke ndier nė tė njėjtėn kohė sikur koka pėrnjėmend po i prehej si jo mė rehatshėm mbi kadifen e shpinores sė poltronės, sikur cigaret ngarendnin ti mbėrthenin dorėn, e sesi tej dritareve, nėn degėt e lisave, ajri i muzgut i bėhej sikur po hidhte valle. Fjalė pas fjale, i thėthirė i tėri prej zhbėrjes shurdhane tė heronjve, i yshtur qė ta linte vetveten tė ngarendte drejt imazheve tė mirėvendosura qė po pėrftonin ngjyrim e lėvizshmėri, u gjend papritur dėshmitar i takimit tė fundit te kaēubja nė mal. Nė fillim po hynte gruaja, bishtpėrdredhura; fill pas saj po ia behte jarani, me fytyrėn e gjakosur nga bigat e njė dege. Tjetra po i pastronte mrekullisht pėrmes puthjeve pllangat e gjakut, porse tjetri po i mbrapshtkthente ēdo ledhatim; nuk ia kishte behur aty pėr tė pėrsėritur pėr tė kushedi tė satėn herė ritualet e njė zjarrmimi tė fshehtė, qė e mbronte si jo mė mirė brenda njė bote gjethurinash tė stėrthara e shtigjesh dredharake. Doreza po i zjarratisej teksa i mėshonte gjoksit, e pakėz mė poshtė po ndjente regėtimat e lirisė sė tij tė robėruar. Njė dialog i akullimtė po pėrshkonte faqet e librit si tė qenkėsh njė lukuni gjarpėrinjsh, aq sa linte tė nėnkuptohej se tashmė gjithēka ishte vendosur njė herė e pėrgjithnjė. Pas atyre ledhatimeve qė fashonin lehtas trupin e jaranit, si tė rrekeshin ta mbanin pėrgjithnjė dhe ta kėndellnin tė mos largohej, vizatohej turpshėm imazhi i trupit tjetėr qė lipsej tė asgjėsohej domosdoshmėrisht. Asgjė sishte anashkaluar: alibitė, shanset, gabimet e mundshme. Duke filluar qysh prej atij ēasti, ēdo sekondė luante rolin qė i ishte pėrcaktuar pėrsosshmėrisht e nė mėnyrė tė detajuar. Shpalosja e kėtij pėrshkrimi tė dyfishtė u ndėrpre vrulltazi pak pėrpara se njėra dorė nisi tė ledhatojė faqen e tjetrit. Po mugej. Pa e parė aspak njėri-tjetrin nė sy, tė lidhur pazgjidhshmėrisht pas punės qė i priste pėrēdoditshėm, u ndanė te dera e kaēubes. Asaj i duhej tė ndiqte shtegun qė tė shpiente nė veri. Ndėrkaq, nga shtegu e pėrkundėrt, tjetri u kthye pėr njė ēast dhe e soditi teksa ngarendte me flokėt qė i dallgėzonin pas supeve. Edhe ai nisi tė ngarendte si i marrė, aq sa pėrnjėmend desh u pėrplas pas pemėve e shkurrishtave, derisa arriti tė shquajė nėpėr brymėn mavi tė perėndimit parkun qė tė shpiente drejt shtėpisė. Nuk besonte se qentė mund tė kuisnin asaj ore. Dhe vėrtet nuk kuisėn. As kryekamarieri nuk besonte qė tė gjendej nė shtėpi, dhe ashtu doli vėrtet. Trokiti tri herė nė derė dhe hyri brenda. Megjithėse gjaku po i rrihte vrulltazi nė vesh, arriti tė dėgjonte fjalėt e gruas: nė fillim njė sallė e kaltėreme, mė pas njė korridor dhe njė shkallinė e terrėt. Lart, dy dyer. Nė apartamentin e parė skishte frymė njeriu. Po ashtu edhe nė tė dytin. Njė derė e sallonit dhe, veē kėsaj, njė dorezė nė dorė, njė dritėsi e agullimtė qė hynte prej dritareve, njė shpinore e lartė e njė kolltuku me kadife tė gjelbėrt dhe koka e njė njeriu e mbėshtetur nėn tė, teksa po lexonte njė roman.
Pėrktheu :Shpėtim Doda