|
"Sipas mendimit tim, te vetmit njerez jane ata qe jane te krisur, qe jane te marre pas jetes, qe jane te marre pas bisedes, te marre pas deshires per te mbijetuar, qe kane deshire te flakte qe universin ta perjetojne brenda nje casti te vetem, ata kurre nuk gogesitin as nuk thone gjera te mirenjohura, por rrezatojne, rrezatojne sikur qirinjte e verdhe te Romes se perjetshme". J. Kerouac
Xhek Keruak u lind me 12 mars 1922 ne Louel, ne shtetin Masacusets. Ne qytetin e vendlindjes i kaloi ditet e para te femijerise dhe ditet e shkollimit ne vellezerine e Jezuiteve. Shkollimi ne rrethin e Jezuiteve u reflektua thellesisht ne jeten e tij ne pergjithesi, sepse katolicizmi i rrepte ne frymen e te cilit ka qene edukuar nuk e braktisi kurre nenvetedijen e tij, per czarsye, edhe per kunder deshires se papermbajtshme qe te depertoje ne kulturat dhe religjionet e huaja, mbeti i krishtere. Ne Berkli u njoh me Ginsbergun, me Barouzin, Kesidin dhe Shnajderin. Mori pjese ne levizjen e renesanses poetike te San Franciskos, e cila filloi nje nate ne "Galerine 6" ne San Francisko me poemen tronditese "Ulerima" te Allen Ginsbergut. Te gjitha keto ngjarje ne "Galerine 6" jane prezantuar ne menyre figurative ne romanin e Keruak-ut "On the Road". Kerouac eshte njeri nder udheheqesit shpirteror te levizjes "Bit". Ketu fillon kapitulli i ri i jetes se Keruak-ut: orgjite e gjata me pije, leximet maratonike te poezise, vozitja e cmendur neper autostradat e Amerikes, seancat narkotike te cilave nuk iu dorezua plotesisht per shkak te frymes se siperpermendur te katolicizmit, perhere te pranishem ne te gjitha sferat e botes se tij shpirterore.
231 dhe një kengë
Duke e ditur se i vdekur jam,jetoj.
Të gjallët kanë ide të vdekura,
Njeriu është ideja e gjallë,
Njeri i vdekur,ide e vdekur.
Ideja e të gjallëve
Është ideja e të vdekurve.
Të vdekurit kanë ide të gjalla.
I vdekuri,
Jo për faj të tij,
Kishte vetëm idenë
T'u tregonte të vdekurve ide të gjalla;
Gjallërinë e jetës
Dhe se si vekja aludon me jetën,
Me qetësinë,
Me qetësinë e gurit që shëndërrohet në ajër....
Do të jem.... do të jem atje
Perktheu : Roland Beqiraj |
|