Ka lindur ne 26 mars te vitit 1930 ne Nju Jork dhe vdiq ne 17 korrik të vitit 2001 ne Minneapois.
Poetet qëndrojnë në autostradë
Kuptohet,si fillim u mundova ti flas,
Por ai kthen kokën pa kërkuar falje.
I thashë se qielli e ndjek diellin,
Ai buzëqeshi dhe tha:
“çfarë dobie ka nga kjo?”
Përsëri u ndjeva si demon dhe ia ktheva:
“Oqeani po i përzë peshqit.”
Këtë radhë ai qeshi dhe më tha:
“Paramendo sikur dredhëzat të kishin shkuar deri në mal”.
Pas kësaj e dija se lufta kishte filluar,
Kështu filluam të luftojmë
Ai: Karroca e mollëve me doreza
Si mbajtësja e fshesës
Plasi dhe u copëtua
Si këpucë të vjetra ollandeze”.
Unë: Vetëtima do i mëshojë dushkut të vjetër
Dhe do e çlirojë nga hidhërimi
Ai: Rruga e hidhur mbeti pa emer
Unë:Vrasësi tullac!Vrasësi tullac!
Ai me të vertetë i hidhëruar më thotë :
“Furra të nxehta!Shtypje!Divan!”
Unë vetëm duke qeshur ia ktheva:
"E di se Zoti do e kishte kthyer kokën
Nëse unë i qetë do të rrija duke menduar...”
Mbaruam me grindjen duke pasur mëri vetëm me ajrin.
Perktheu : Roland Beqiraj |
|