Allen Ginzberg

Poezia e Ginzbergut erdhi fuqishem me influencat e modernizmit,me ritmet dhe kadencat e Jazz..

Allan Ginzberg ka lindur ne 5 qershor 1926 dhe vdiq ne Njy Jork me 5 prill te vitit 1997.Poezia e Ginzbergut erdhi fuqishem me influencat e modernizmit,me ritmet dhe kadencat e Jazz.Ndėrkohė, Ginzberg krijoi nje ure ideale midis lėvizjes kulturore beat tė viteve ’50 dhe atyre hippy tė viteve ’60. Vepra e tij kryesore mbetet Britma dhe Kaddish. Kaddish eshte nje meditim per nenen e tij te vdekur Naomi Ginzberg. Ginzberg eshte nderuar me shume cmime si ne SHBA dhe ne bote.

Kaddish

__________ Fragment

III

Vetëm të mos kesh harruar fillimin gjate kohes kur ajo pinte limonada te lira në morgët e New Yorkut,
vetëm ta kesh parë atë duke derdhur lot përmbi tavolinat grin ë qelitë e gjata të university të saj
vetëm të kesh njohur idetë e tmerrshme të Hitlerit në prag të derës,telat në kokën e saj,tre shkopinjtë e gjatë
të ngulur përgjatë kurrizit të saj,zërat e tavanit kur me zor psikatnin këngën e saj të shëmtuara dhe të heshtura për 30 vjet,
vetëm të kesh parë kërcimet kohore,shkarjet e kujtesës,përplasjen e luftrave,gjëmimin dhe heshtjen e goditjeve të mëdha elektrike,
vetëm të kesh parë pikturat e saj me pamje të përpunuara të të Munduarve si mbulonin majat e çative në Bronks
vëllezërit e saj të vdekur në Rivërsajt apo në rusi,vetëm fillikat në long Ajlënd duke shkruar një letër të fundit-dhe imazhin e saj,në dritën e diellit,në dritare
“Çelësi është në dritën e diellit në dritare tek hekurat,çelësi është nën dritën e diellit,”
Vetëm të kesh ardhur drejt kësaj nate të errët në shtrat hekuri në saj goditjes në në tru kur ka perënduar dielli në Long Ajlënd
Dhe kur Atlantiku i paanë buçet jashtë thirrjes madhore të Qënies ndaj vetes së vet për të dalë nga Makthi-krijimi i ndarë- me kokën e vënë nën një nënkresë në spial,sa për të vdekur
-në një vështrim të fundëm-e gjithë Toka një Dritë e zgjatëshme në përjetësi,- në zezonën e njohur-s’ka lot për këtë vision-
Porse çelësi duhet lënë pas-në dritare-çelësi nën dritaren e diellit-për të gjallët – që ta marrin
Në duar atë rriskë drite-dhe ta hapin derën-dhe të shohin pas e të kqyrin si vizëllen Krijimi së prapthi drejt të njëjtit varr,madhësia e university,madhësia e trokthit të ores së spitalit nën rruginën me harqe përmbi derën e bardhë.  

Perktheu : Idlir Azizi

Bythëlëpirësit

Bythëlëpirësit janë pjesë e paqes;
Amerika do u lëpijë bythën Nënës Tokë,
Të bardhët do u lëpijnë bythën të zinjve,
Për shkak të paqes dhe përjetimit.

E vetmja gjë që të mbrrish ku dëshiron
Është të jesh – Bythëlëpirës

Grand Park

Ajri me klorofil.Fëmijet e ulur
tek trupa e drurëve të plakur lëvorerënë.
Me sytë e humbur dhe të shtrembër
Në dhomën e hotelit rrethi i ushtarëve të veshur me uniformë kafe,
Të armatosur dhe të heshtur dhe mbi pushkë
Komodë rrinë mbështetur.

Zëri i rreptë i mikrofonit dhe zhurma e helikopterëve
Rryma në barqe,dedektive dhe marrshe,
Lakuriq në shtrat.
Ku?
Në planet.
Piknik i mjerë,shëtiti polici dhe Kopshtit të Parajsës.

Ne ndërtojmë mure për tu puthur me qiellin,
Magjistarët presin të holla
Për të shtrënguar dorën në zgjedhje.
Notoi lotsjellësi deri tek Nënkryetari.
Lakuriq në dush,lakuriq nëWC
Në çastin që dhiste.
Kush dëshiron tek Kopshti i Parajsës të behet kryetari

 

 
 
   
 
© Copyright
_logos - albania _             TE GJITHA TE DREJAT TE REZERVUARA