Frank O'Hara

Frank O’Hara (1926-66) ka lindur ne Baltimora nga nje familje katolike gjate kohes se luftes ka sherbyer ne marine.Ka studiuar per historine e muzikes dhe artit.Me 1951 punesohet ne Muzeun Modern te Njy Jorkut.Ne kete kohe dperton si protagonist ne skenen artistike letrare te njujorkeze,duke krijuar edhe miqesi me eksponente te artit te ekspresionizmit.Arti i tij fillimisht u influencua nga Witmani dhe poetet avangarde te Europes.

____ Fantazia

Pershendetje per Allan Ginzbergun

Hej si te pelqen muzika e Adolf Dojcit?
E pelqen,e pelqen me teper se Maks Shtajnerin.
Merr vetem partituren e “Suites Verore”,
I eshte kushtuar Helmut Dantinit...
Dritarja atehere me pickoi doren
Ndersa diku rreshqiste me ski Erroll Flini.

Thelle,thelle,nendetsja e perhimte dhe e tmerrshme
notonte nen akullin e ftohte.
Helmuti ishte i sigurte ne breg,
Ishte mbi akull.
Cfare enderrash?Cfare fantazie?!
He do te zgjoje e gjithe kjo?
Ashtu si qeni kur terheq sliten,
Asgje nuk di dhe nuk mendoj.
Kryesorja eshte te tregohet ajo cfare ka ndodhur,
Kjo eshte me e rendesishmja.
Paramendo llaven qe aq here rrokulliset ne film.
Une jam i vetmi spiun i mbetur ne Kanada.
Por kjo qe i vetmuar jam,
Nuk do te thote qe patjeter
duhet te jem edhe nazist.
Te shohim
dy aspirina,dy tableta me vitamina C
dhe pak sode,
duhej te benin qe mashrimi te zinte vend.
Ne fakt kjo ishte "alka selkteris" e rendomte.

Alen nxirre nga banja dhe pije ate!
Mendoj se dikush ne vend te qiririt
rendon puter.

Oh ketu eshte edhe nje spiun me i trashe,
NUk e kam degjuar,nuk e kam pare,
Me mire qe tani spiunon ai.
O njeri qente ishin te uritur.
A ndihesh mire Allan?
Po.U cmenda pas Helut Dantinit.
Por jam i lumtur qe kanadaja eshte e lire,
Vetem e lire
kjo eshte e gjitha,
dhe mos diskuto me per filmat.


Kënga per Lana Tarner

Lana Tarner ra!
Perreth trok kuajsh dhe atehere filloi
Te bjere shi,por edhe bore;
-Ti the se ishte bresher
Dhe kokrrat e tij te vrisnin koken.
Por shiu dhe bora binin,
Dhe une me padurim doja te shihja.

Trafiku i ngarkuar ish
Si kjo dite me bore dhe shi.
Papritur verejta mbishkrimin:
LANA TARNER RA!

Ska borë në Hollivud,
Shi ska ne Kaliforni.
Shkoja në një sërë pritjesh,
Shumë jam mërzitur
Por asnjëherë nuk jam rrëzuar.
O LANA TARNER TE DUAM NGRITUR.

 

 

   
 
© Copyright
__ _logos - albania ____ TE GJITHA TE DREJAT TE REZERVUARA