Etleva TAFA 
Njerėzit i thonė detar, megjithėse tipi i tij kaba, si i shkėputur nga historitė me pėrralla, qė gjyshet i tregojnė pėr gjumė, tė kujton ca portrete budistėsh tė vjetėr qė predikojnė Nirvanėn midis samurajve indianė. Por ai ishte vėrtet njė detar i mirė. Ky bandit i dhjamosur, qė i ngjante njė brumbulli zbavitės, nuk pėrtoi qė tė hidhej mes detit pėr tė kapur kapelen e saj, tė cilėn ajo e hodhi thjesht pėr nje shkrepje. Ndoshta pėr tė provuar mirėsjelljen time, pati thėnė ai, duke ia tharė kapelen me frymėn e buzėve epshore. Dhe pėr ēudi, nė ēastin qė i vinte pėr tia rruar mjekrėn, ajo e pati kafshuar te veshi dhe i pati thėnė me zėrin e saj kumbues: Je idioti mė i magjishėm qė kam njohur nė jetėn time! Ndėrsa ai, si pėr tė provuar se ishte vėrtet njė idiot, ia ktheu: Pėr fatin tėnd tė keq, unė gėrhas natėn. Ajo skishte fjetur kurrė me njė burrė, qė gėrhiste dhe kjo i zgjoi njė kureshtje tė ēuditshme. Por nė vend ti thoshte kėtė, i tha tjetėr pėr tjetėr: Midis barkderrave nuk do tė zgjidhja njė mė tė mirė. Unė jam rob i ēasteve dhe mė pėlqen tė jesh njė ēast nė kohėn time tė shkurdisur. *** Aventura nisi tė shtunėn nė mėngjes. Filozofi barkderr mori me qira njė barkė deti dhe mė tha fjalėt proverbiale: Ti mė mbron nga sirenat e Circies. Unė bėj pjesė nė ata soj filozofėsh qė pėrtojnė tė jenė tė lavdishėm, ndėrsa me ty ndodh ndryshe: ti je e lavdishme edhe kur fle. Dhe kėshtu, me tė tilla situata, nisi udhėtimi ynė legjendar me njė barkė deti qė kuiste me tė qarė, duke pėrshkuar valėt. Dhe barkderri, si pėr tė vėrtetuar se filozofia e tij nuk kishte mbetur shterpe, u pėrpoq tė luante me duar midis shalėve tė mia me njė kėmbėngulje maniake. Rrezet e diellit tė mbasdites kishin bėrė qė kofshėt tė mė djersiteshin dhe dora e tij mbetej varur nė timonin e ndryshkur tė barkės. Mė nė fund, arritėm nė vendin kryengritės, ku revolucioni marshon me flamuj nė dorė dhe me citate nga kėshilltarė tė huaj. Pėr ekuilibret e kėsaj botė tė krisur, tė kėtij vendi triumfator, filozofi do tė bėnte analizėn e tij tė pėrjavshme. Luftėtarėt, ca kapedanė me flokė tė palarė, por me sy tė pėrshkėndritur nga era e barutit, na pritėn me njė ngazėllim tė fshehtė, sikur tė ishim dy gjeneralė binjakė tė njė lufte pesė mijė vjeēare. Ato ditė, nė atė vend tė huaj bėhej njė luftė e ēuditshme, ku nuk kishte kundėrsulm dhe plumbat fluturonin nė drejtim tė paditur. Barkderri im, ky filozof interesant qė se kishte haberin nga lufta, kruajti zėrin e tha: Ky vend nuk mund tė durojė dhunėn e multietnikėve. Ata do tė detyrohen ta pranojnė luftėn tonė. Njė si biēim komandanti iu lėshua nė krah dhe i mallėngjyer i tha: Ju paēim, o filozofi ynė! Kombi nuk di se ēdo tė bėnte pa ju nė kėto ēaste. Unė qė si gjithmonė isha e pranishme nė shoqėrinė e burrave, iu afrova atij biēim komandanti dhe i pėshpėrita te veshi: Kur e keni takuar pėr herė tė fundit gruan? Luftėtari i regjur picėrroi sytė e mė tha me zė tė lartė: Mė sė fundi mbrėmė nė ėndėrr. Mė dha porosi pėr ta administruar mirė luftėn. Bėn mirė tė administrosh gjėra tė tjera, komandant, mendova, por atij i thashė: Unė kam parė nė ėndėrr mbrėmė sikur isha gjenerale e filozofit tonė dhe kishim hedhur nė luftė njė duzinė me fjalorė dhe enciklopedi. *** Aty zbulova S/12-ėn. Kabina e quajtur S/12, me njė term si tė romaneve me detyra dedektive, ishte njė strehė e ēmendur e orgjive tė tij qė nuk kishin tė sosur. Nė kėtė ngrehinė, ky sarhosh i rrethuar me shishe birre e guaska deti, po shpėrbėnte njė mbretėri pijesh e midhjesh. Nė tė vėrtetė, ai nuk kishte kėmbėngulur aspak qė unė ti veja nė kabinėn e tij tė mallkuar, ku binte erė mishi i ngordhur. E dinte shumė mirė se parfumi im do tė mposhtej nga era e duhanit, alkoolit dhe era e peshqve tė ngordhur qė qelbte tėrė ngrehinėn e tij. Tė vetmin zbukurim qė kishte kjo kabinė, ishte akuariumi me peshqit simpatikė, qė kishte arritur ti kapte nė thellėsinė e detit Tirren. E megjithatė, pėr tė dalė nga kjo situatė, vazhdoi: Edhe fytyra juaj bukuroshe ka nevojė pėr pak zbutje. Unė e di se ēfarė ilaēi kėrkon kjo fytyrė. Ėshtė njė lėng nė ngjyrė tė kuqėrremtė me shumė vitamina, ka dhe njė pėrdorim shumė tė veēantė, duke filluar nga pjesa e syvehe duke rrotulluar dorėn drejt mollėzave. Me siguri, eksit tuaj ia keni fėrkuar mirė. Jo, kam patur nevojė pėr tu fėrkuar vetė. Ndjeva keqardhje kur filloi tė fliste pėr veten. Ishte vėrtet njeriu mė i ēuditshėm qė kisha njohur. Filozofi im kishte shpirt shumė tė ndjeshėm dhe me veprimet e tij tregohej fort xhentil. Shumė herė mė thoshte se nuk kisha ndonjė bukuri tė jashtme, por bukuri shtrati dhe se kėmbėt i kisha njė model estetik femėror. Ndihesha e lumtur kur fjalėt e tij vendosnin gjurmė nė kujtesėn time. Ishin fjalėt mė tė bukura qė kisha dėgjuar
Njė natė, kur kokėn e kisha vendosur mbi gjoksin e tij leshtor dhe flokėt mi krihte me shumė kujdes, me njė krėhėr me forma gjeometrike, tė cilin e kishte blerė nė njė kozmetikė indiane (nė MARIA HILFER strasse nė Vjenė), mė tregoi njė histori tė trishtuar, por edhe shumė tė habitshme, ndėrsa mėnyra e interpretimit ishte mė e ngritura e aktrimit.
Kur dikur ndodhesha nė Hanover dhe punoja si hamall nė njė magazinė tapetesh, ku shkarkoheshin maune, njoha njė balerinė. Ajo mė ftoi nė shtėpi pėr darkė. Nė apartamentin e saj nėpėr mure ishin pikturuar tokat e shumė shteteve. Tė dukej vetja sikur ishe student i kabinetit tė gjeografisė, ku nė mure varen harta. Atė natė u rreshtuan ndodhitė. Ajo, duke pėrfituar nga trupi i saj prej balerine, krijoi njė situatė tė mrekullueshme. Filloi tė vallėzonte mbi barkun tim. Tė krijonte idenė se njė natė mė parė kishte kėrcyer nė ndonjė nga ato lokalet, ku paratė hyjnė edhe nėpėr rripa dantellash. Muzika ishte e qetė dhe pothujase nuk ndihej pesha e saj mbi barkun tim tė fryrė. Ditėt kalonin
Ajo kėrcente mbi duar balerinash, ndėrsa tapetet nė krahėt e mi. Ēdo mėngjes, balerina ma shoqėronte gotėn me qumėsht me dy kapsula blu, duke mė shpjeguar se ishin vitamina, pasi harxhoja shumė kalori nė punė. Njė natė, tek e prisja nė shtratin e sapoblerė, ajo mė telefonoi duke mė ftuar tė darkonim nė njė lokal tė sapohapur. Gjatė darkės mė thotė se nuk duhej tė punoja mė nė atė magazinė tė djallosur. Kėshtu, mė duhej tė pėrballoja njė jetė tė vėshtirė. Duhej veshur kostum me kravatė, kėpucėt me majė katrore, flokėt duheshin lyer me vaj dhe zonjėn balerinė tashmė do ta priste burri. Edhe mua mė duhej tė pushoja pak dhe mė pėlqeu kjo ofertė e saj. Ajo kėrcente, unė duartrokisja. Mėsova edhe tė gatuaj, pasi ajo vinte e lodhur. Ndarja. Ndarja ndodhi thjesht pėr shkak tė kapsulave blu. Mė tmerronte fakti qė ajo mi jepte ato tė flamosura, tamam si bariu kur i hedh cjapit kripė. Duke u rrokullisur me tė mbi tapetin ngjyrė bezhė, e pyeta: Pse mi jep kėto kapsula? Natėn e martesės do ta tregoj. Po sikur tė mos ketė njė tė tillė? Atėherė sdo tė ketė mė kapsula. *** Edhe unė tė kam sjellė kapsula, ndoshta tė bėjnė mirė pėr uljen e barkut, i thashė filozofit. Ai shfryu dhe mua mu duk sikur nga barku i tij dolėn njė duzinė kapsulash, qė i kishte gėlltitur gjatė turneve tė tij tė pafundme, nė kėrkim tė njė dashurie tė madhe, e cila ngjante si hamendje filozofike e qė ngaherė i rrinte pezull nė mendje, dhe ai spati guxuar ta zbriste kurrė nė tokė.