KUSHTUAR KALAMAJVE QE E GDHIJNE NE KEMBET E ”PESEMBEDHJETEKATESHIT
Nates
Vezullojne si peshq jetet tona
I diktojme me avullin tek hov
Nga goja
Tek brof si gisht fëmijë
Prej vrimes ne corap
I ftohti
Me tri pale dhemballe
Shtrengon duart e popullit si me prange
I ftohti po ashtu mpiks e zbardh
vesen e erret mbi trotuar
Natën dimerore ne qytete
Drita ka marrë yjet mbi vete
Si çuna te rinj nga provinca
E i puneson
Ne shkronja tabelash me neon
Bar ”London”
Taverna “Blue Sky”,”Alfa Bank”
Hotel “Tirana International”
Shpejtesise se drites i kercen përsipër
Anglisht
Pingul i ftohti si një luzme me pinguine
Qe hidhen vrik nga kati i pesembedhjete
Me kokë
dhjetra mijë cope pinguine te tejdukshëm
Ne ere
Qyteti bombardohet me frigorifere. Të gjithë ne prize
Ne këmbë te hotelit
I fshihen qiellit
Femije pa shtepi
Veshtrojne shkronjat nëpër graffiti
Elektrike
Derisa sytë u digjen prej asaj drite
U bëhen hi
E kështu ne atë erresi/nis i merr
Gjumi i nates/e i grumbullon
Me autobusin e vet transparent
Xhamathyer/pa shofer
Mos i fol shoferit meqë s’ekziston
Nderro pozicion ne çdo stacion
Qe të mos mpihesh rrotullohu nga pak
Nga e djathta ne te majte
Si një qengj ne hell symbyllur{sikur enderron}
Me hurin përmes vetes qengji, si vija
Kur S-ne e dollarit penetron
kur isha me i vogël, shkronja g
Me ngjante me një milingone
Pastaj s-ne shikoja qe ne fakt është një dhelper
A-te janë arinj
F-ja ngjan me një kafshe krejt tjetër
Gjirafe
Po ti ke ftohte, e veç kësaj
Nuk di as te lexosh
Mbyll sytë dhe mbush koken me prushe bosh
Tabelash drite
Ku alfabeti rri nuseron
Mbi një karrige elektrike
Ti mbeshtillesh me tepër
Pas qenit qe fle
Bri dritareve te kuzhines se hotelit
Jeni mbeshtjelle
Ambalazhe për banane apo artikuj te tjerë
Femije dhe prapë fëmijë!Nise te trashegosh botën
Duke u nisur nga i ftohti
Ngroh sytë me reklama
Nxjerr avull nga goja dhe je fëmijë
Nise ta trashegosh jetën tonë, shoqërinë
Për fryme
Nën shkronja nomade qe ecin gjithë naten
E u shmangen shumë fjalëve për te dalë këtu
Neper elektro-graffiti banale komerciale
Dhe hutohesh;
një hallkez e vogël je, ne zinxhirin
E te ftohtit klasor
Qe dëshmojnë
Të gjithë
përfshirë dhe ata qe s’merdhijne
Një halkez ende prej ari je
kapur ne renditje me një qen
Dhe ai prej ari te ftohur krejt
Kapur rresht, përdore zinxhir
m
Me dyzinat e lypsave te mitur, prostitutave
Me çmim te lirë
Dhe me gjunjet te ngrira si gjinj morgjesh ato
Patrullojne krahehapur, te gatshme për t’u vrarë
Ne shesh-masakrat e qyteteve te nates anembane
Rrethuar
Nga yjet prej neoni limoni
Të flamurit festiv evropian
Të ftohurit ne këtë botë
Janë vete i ftohti
Janë ky zinxhir mishi prej politike dhe moti
Zinxhir ashensori
Vertikal trashegimie qe na vjen thelle nga historia
Qe nxjerr turma-turma me asfiksi
nga zgafelle e minierave fytyrendrakur
Për ne transhete adoleshente te luftës se pare,me debore
U lidhet për kercinjsh reumatike roberve rremtare
Ne galere
Një zinxhir me ar minierash
Për sahatin me qostek te lare ne ar
Të Bakuinit, Cese, Karlosit-Ilic
Bombe, flamur, draper, cekic
Ti nuk e kupton këtë siklet qe vjen
Nga poshtë ajrit
E te lidh
Pandalshem-pastaj gishtat nuk janë me te tute
Ke doren tënde ne xhep, s’është hajdut
Ti veç shtyn orteqet e bardhenjta
Të frymes
Qe te zgjatohen rreth fytyres
Si mjekra fallco
E plakut paftyre te vitit të ri
Të kesh ftohte
Do te thotë
Se s’di gjë për ty njeri
Gjalle ne botë
Qeveria dhe media te fsheh
Si monedha ne kek
Ne darken e bamiresise se fundvitit. Të fshehin
Pas se vërtetës se hidhur te druve te shtetit
Emri yt si formula e gazit te perditshem
Harruar nëpër tuba
Verret
Perdhe nëpër zorret e Rusise apo Algjerise qe ha qebap
Me mishin e vet
Teksa luhatet e dridhet bursa
Ti ke ftohte, jo fëmijët e atyre qe te zhdukin
Nga ekranet, kopertinat me reklama/madama
Nuk merdhin femija
Qe si kangure mbartin në fund
Të matrioshkes se moshes. Si ca gladiatore te penduar
Të afrohen kokezbuluar ngadalë
Pronare kantieresh, qeveritare
Me helmetat e mëdha publike ne duar
Femije si ti bëhen sapo i mallengjen ndonjë
vjershe e perkthyer apo gote shampanje
Femije,por qe s’kanë ftohte si ti janë
ministra, vipa, mendimtare zyrtare
Trashegimtare shtatë brezash
Rojtaresh pylli qe ngrohen
Me vatrat te ndezura
Si festa,
Me drute stive
Ata
Qe na vënë revolucionin si alternative
Për te na qeverisur me friken nga ai
Ata qe na trembin me anarkine
Ata qe deformojne fenë dhe fjalinë
Për të mos prishur rehatine
Për mos te te ngrohur
Mbrohen pas faktit se nuk te kanë njohur
Personalisht
Nise jetën mbrapsht ta trashegosh
Me hipin nervat
Kam frikë
Mos behesh komunist;me keq
Frigohem mos harrosh
Të ftohtin
I cili është ata qe te lane
Të kesh ftohte
Frigohem se mos mendosh
se te ftohtin s’taka kush borxh
Se mos te duket vetja tepër
Se mos behesh i eger
Se mos behesh vrasës serial, ku i dihet
Dhe na fut ne shenjester
Si ne një varr te perbashket
Të gjithëve qe djegim drute e Zotit
Popullin Kain te te ngrohtit.
Deshire dhe Heshtje
Tej dritares është ngrohte
njerëz jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rrugë bredhin klube e makina
Nuk është e thënë te jem krejt i vetëm
s'është e then te jem as vete i dytë
me miq te rastit po të mbushet nata
një vend do gjej ku te çlodh sytë.
Kam ftohte e s'te shoh pranë
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne ëndërr vijnë, e qete kendojne
e unë me sytë pak mbyllur rri
koken ngre lart, dëgjoj ngadalë
këngën e hënë te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne veç fjalët e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si unë
Pas pak ngadal do të iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
këtu pranë mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem unë.
MERZIA
Merzia varferon veç pjesë te trupit
Të cilat fshihen nën bust
Merzia, piedestali qe me larton
Kësaj rrugë pa tradita, pa barrikada
Të pjek merzia, merzia, merzia
Siç piqet një pikture anitike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
ku perdet u ulen
është dhoma e mirë e miqve, me veles
I je qepur një karrigie te rëndë dhe nuk del kurrë
Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
ekziston
Nën emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne një cep te bibliotekes do ta gjej te vjetër librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonjë loje
Ku veç mund te humbet
Veç të mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mij dy here te prerë, aq te gjatë
Mes tyre gjendesha mes një kopshti trendafitesh ujitur
pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
shatervani...
Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s'më shihnin
Kërkojë floket e mij qe qenë te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
Veç merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerëz kam mbetur
Merzia
Është diçka e hidhur qe nuk bën dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
është diçka qe vërtetë te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
Ne ujë te mbyturish
Qe t'i kesh për pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjtë
një figure e lojes me letra jam bërë
Duke buzeqeshur me një lule gazi ne dorë
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi, si fant
Me dy kokë e katër duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si një gjarper pellumb
Ne një fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si vezë dy kokat e mija
Njëra është për vrasje, tjetra për vetvrasje.
POEZIA E HUMBJES
TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE MACE NE HAPESIREN
E GJELBER TE SYVE TE TU
DHE UNE I FYER I POSHTERUAR
TE PERGJOJ PAS HIJES SIME
BEHET VONE, SA VONE NGA NDARJA
UNE MBI PRUSH THYEJ SHKARPA
SI IDIOT I FRYJ HIRIT
NDIZU ZJARR
DHE HEDH ATY LULE, SHAMI, VJERSHA
RROBAT E CDO GJE QE KAM
E NGEL NJE LAKURIQ I VARFER, ZHVESHUR
QE ZJARRI DOT ME S'E NGROH.
TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE GJETHE NE LULISHTET PA ANE
TE SYVE TE TU
POR UNE DUA TE TE DUA
ME CDO KUSHT
|