Ed Sanders

Ed Sanders ka lindur nė Kansas City,Missouri .Nė vitin 1958 boton njė ndėr poemat e tij kryesore Poem from Jail.nė vitin 1961 angazhohet nė lėvizjen antinukleare dhe njė vit mė pas boton gazetėn avant-garde, Fuck You: A Magazine of the Arts. Mė pas krijimtaria e tij letrare vijon me njė mori krijimesh nė poezi,prozė dhe kritikė.Ėshtė njohės i mirė i artit tė lashtė grek dhe egjiptian.

  1.  

    Thithe! Gëlltite!
    U dëgjua piskama
    Në arkodën e sallonit penislëpirës
    Dhe paqedashës.
    Konsuela u kap në kohën e rezervuar;
    Ndërsa me një sy përgjonte dhe vepronte
    Me syrin tjetër lezonte
    Autobiografinë e gandit “Bolet e Mjelmës”.

    Nxirini nga kanë dalë këta mëzatë!
    Tha kur e lanë fuqitë
    Dhe përgjithmonë  u shtri në dysheme
    Për të çlodhur gojën e vet.

    * * *

    Bankieri i vjetër fashist
    Mustaqe yndyrë
    Dhe penis lëmuar
    Si një shkop prusian
    Erdhi i rreptë dhe i pamëshirshëm
    Si një perandor.
    Konsuela
    - duke mos rrezikuar syrin-
    Si të kishte takuar Vilhelmin e saj
    Duke treguar me gisht në gojë
    Thirri me frekuenca të larta :
    O.K e ke fituar luftën, qifsh nënën tënde!

    Banda e lëpirseve

     

    Konsuela e re
    Ishte shefja e lëpirseve
    Një bandë kjo që gjendet
    Në arkond
    Tek Tajms Skver.

    Pasi ti përkushtohej
    Lëvizjes paqësore
    Dhe pasi lexoi Gandin
    Në rrugën 42
    Organizoi brigadën e lesbikëve meshkuj.

    Coca Cola Tush

    Vogëlushja ime nuk ka para,
    Por “ macka “ e saj ka një shije mjalti,
    Ajo gjithmonë nën coca cola tush vrapon.

    Vogëlushja ime llastohet,
    Por “ macka” e saj harliset si bretkoca
    Ajo gjithmonë nën coca cola tush vrapon.

    Vogëlushja ime lakohet si macja
    Belit të saj i vjen era kafetinë,
    Ajo gjithmonë nën coca cola tush vrapon.

    Vogëlushja ime direct nga qielli rrjedh.
    O vogëlushja ime a mundesh ti
    Që vetëm me një përtypje gjithçka të gëlltitësh?

    Vogëlushja ime më dërgon të ble akullore;
    Më thotë : shko menjëherë të më blesh akullore
    Sepse pikërisht tani i duhet të vrapojë
    Nën coca cola tush.

Perktheu : Roland Beqiraj

 
 
 
     Copyright   2007    Logos  Albania