Kalo në faqen kryesore
Reviste  kulturore  artistike 0n - line    E mail:info@logos-albania.com

                          

                       Trafiku i armeve - skandali qe shkon nga Gerdeci ne SHBA

4- Waksman i pegjigjet Widhers

Kongresmeni Henri Waksman nuk ka vonuar ti kthejë përgjigje ambasadorit amerikan në Tiranë Xhon Withers, pas letrës së tij të bërë publike një ditë më parë. Kongresmeni shpreh bindjen se vetëm një informim i plotë mbi atë që ka ndodhur mund të zbardhë akuzat për përfshirje në aferat e trafikut të armëve. Ja çfarë thuhet në letrën e Waksman. I dashur ambasador Withers, "E kam marrë letrën tuaj të datës 11 korrik 2008 dhe kam lexuar me interes komentet tuaja në "Los Anxheles Times". Në letrën tuaj kërkohej një mundësi për tu takuar dhe unë e mirëpres këtë ofertë. Në letrën time dërguar sekretares Rajs, më 23 qershor 2008, kam kërkuar që Ju të paraqiteni vullnetarisht për një intervistë të rregjistruar me stafin e Komitetit për të ndihmuar në hetimet tona. Ju kërkoj që të vini në dijeni stafin e Komitetit deri në orën 5 të mbasdites të datës 16 korrik, nëse do të paraqiteni apo jo për këtë intervistë. Kërkoj gjithashtu që të na informoni nëse do të paraqisni apo jo pranë Komitetit dokumenta të nevojshme në zotërimin tuaj që do të ndihmonin hetimet. Artikulli i gazetës "Los Angeles Times" konfirmoi disa elementë thelbësorë të dëshmisë që i ka dhënë majori Lerri D. Herrison komitetit. Sipas "the Times", ju keni pranuar se keni patur një takim në orët e mbrëmjes me ministrin shqiptar të mbrojtjes, më 19 nëntor 2007, që në atë mbledhje është diskutuar për mënyrën sesi do t'i kthehej përgjigje një kërkese të Nju Jork Tajms për të vizituar një zonë në Shqipëri, ku kontraktori amerikan i armëve AEY, ripaketonte municionet për ti hequr origjinën e tyre kineze; dhe se në atë takim, ministri shqiptar i mbrojtjes sugjeroi, në prani tuaj, që të heqeshin shenjat kineze nga ajo zonë përpara vizitës së gazetarit të Nju Jork Tajms. Sipas The Tajms, ju konfirmoi gjithashtu pohomin e Majorit Herrison se ratë dakord me sugjerimin e ministrit të mbrojtjes. Ju thoni gjithashtu se nuk e keni informuar Komitetin për këtë incident, pasi nuk doli emri i kompanisë që merrej me tregtinë e armëve. Por hetimi i këtij Komiteti për atë që ndodhi realisht në Shqipëri në nëntor 2007 po pengohet nga mungesa e bashkëpunimit e zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe ambasadës. Për tu vecuar është fakti se Komiteti nuk ka marrë ende dokumentat e kërkuar dhe as ka mundur të marrë në pyetje zyrtarë të ambasadës. Për këtë arsye, unë e vlerësoj ofertën tuaj për tu takuar dhe uroj që tani ju do të bashkëpunoni plotësisht me Komitetin. Ju ftoj të kontaktoni me stafi për të vendosur se kur do të takohemi." Pak ditë më parë ambasadori Uithers, hodhi poshtë akuzat ndaj tij dhe stafit të tij per implikim ne trafikun e armeve, duke i quajtur ato absurde. Diplomati Withers siguroi se në asnjë rast nuk kishte penguar hetimet e për këtë arsye ai kishte kërkuar dhe nje takim ballë për ballë me kongresmenin Waksman.