Kalo në faqen kryesore
Reviste  kulturore  artistike 0n - line    E mail:info@logos-albania.com
                            

                            Trafiku i armeve - skandali qe shkon nga Gerdeci ne SHBA


 

2.Los Angeles Times: Hetimi për mashtrim me armët merr një kthesë politike.

WASHINGTON - Një hetim federal që ka prioritet maksimal për mashtim me prokurimet ushtarake për Afganistanin është detyruar të ndryshojë drejtim për shkak të akuzave që ka hedhur tashmë një panel hetimor i Kongresit sipas të cilave një diplomat karriere i SHBA ka kërkuar të mbulojë skemën.
Edhe pse akuzat kundër ambasadorit duket se janë gjithsesi të palidhura, prokurorët po shpejtojnë të vlerësojnë efektet mbi këtë rast nën hetim që përfshin atë që është konsideruar të jetë njëri prej abuzimeve më seriozë të prokurimeve të bërë tashme në vite.
Rasti ka në epiqendër një tregtar armësh nga Miami, i cili i ka shitur municion ushtrisë afgane të mbështetur nga SHBA nëpërmjet një kontrate të Pentagonit prej 298 Milion USD. Hetuesit kanë gjetur evidenca se kontraktori ka blerë miliona fishekë për pushkë dhe automatikë prodhim kinëz të depozituara në Shqipëri gjatë Luftës së Ftohtë dhe më pas i ka ripaketuar ato dhe i ka shitur në Afganistan.
Tregtari i armëve, i cili është tashmë nën akuzë dhe po përballet me gjykimin në Miami, ndiqet në gjendje të lirë që prej javës së kaluar. Qeveria ka ndaluar transportin e të gjitha dergesave prej tij dhe ka pezulluar pagesat për kompaninë e tij.
Hetimi penal u komplikua kur kryetari i komisionit të Konkresit për Mbikqyrjen dhe Komitetin e Reformës Qeveritare, Henry A. Waxman (D-Beverly Hills) i tha panelit pohime nga një dëshmitar muajin e kaluar se një diplomat amerikan mund të këtë luajtur një rol kyç në fshehjen e evidencave të këtij mashtrimi.
Waxman, në një letër dërguar Sekretares se Shtetit, Condoleezza Rice, citon informacione sipas të cilave John L. Whithers, ambasador në Tiranë, kishte aprovuar një plan për të fshehur origjinën kineze të municioneve që dërgoheshin në Afganistan.

Prokurori amerikan që po ndjek çështjen, në përpjekje për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që lindnin nga akuzat e ngritura prej Waxman, ndërmori hapin e pazakontë javën e kaluar për të grupuar Withers-in dhe pesë zyrtarë të tjerë nga ambasada amerikane në Tiranë, Shqipëri, pikerisht në Miami, ku një juri do të marrë dëshmitë e tyre.

Një avokat, i cili mbron të akuzuarin kryesor, Efraim Diveroli, 22-vjeçari i cili është president i AEY Inc. tha se akuzat e reza të hedhura nga Komiteti mund të prodhojnë motive të reja për të kërkuar pushimin e çështjes. “Nuk duket të ketë qenë një krim, nëse ambasadori amerikan e ka aprovuar këtë”, tha avokati Howard Srebnick.

Pyetje të rëndësishme mbi akuzat që hedh Wxaman kanë lindur javën e kaluar, teksa Withers foli për herë të parë gjatë një interviste për “The Times”, duke mohuar një përfshirje të ambasadës në mbulim të skemës dhe duke insistuar që zyrtarët atje (në ambasadën në Tiranë) kanë punuar ngushtësisht me hetuesit për të siguruar prova për procedimin penale.

Versioni i Withers është mbështetur nga të paktën katër zyrtarë të tjerë. Lidhur më këtë, një hetues i çështjeve penale, i cili po punon me çështjen e ka vlerësuar stafin e ambasadës për “mbështetjen e jashtëzakonshme” për ketë hetim penal, sikurse theksohet në një e-mail të Departamentit të Shtetit të datës 28 Nëntor 2007, të cilit i është referuar edhe New York Times.
“Jo vetëm që nuk e kemi mbuluar, por përkundrazi, ne kemi ofruar ndihmesën tonë në këtë hetim dhe jemi krenarë për këtë”, tha Withers, i cili është një veteran 24-vjecar i Shërbimit të Jashtëm, (në diplomaci). Withersit i është dhënë leje nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit për të folur publikisht, për të ofruar të dhëna lidhur më këtë çështje si një individ dhe jo si një përfaqësues i Qeverisë së SHBA apo i Departamentit të Shtetit.

Këto zhvillime kanë mprehur tensionet mes Departamentit të Shtetit dhe Komitetit Waxman, i cili përbehet nga një panel agresiv, qe i shkakton shqetësime Administratës, Bush. Whithers dhe mbështetësit e tij thonë se, paneli u ngut në publikimin e akuzave të rreme për përfshirje të mundshme në këtë skemë.
Vendimi i Wither për të folur hapur ka shumë të ngjarë të përndezë tensionet dhë përfaqëson një rast të rrallë në të cilin një diplomat karriere sfidon një ligjënës të nivelit të lartë.
Të Shtunën, ai i shkuajti Waxman për të marrë një takim së bashku “per te hedhur poshte akuzat e leshuara ndaj reputacionit të nje kuadri te përkushtuar që shërben në Ambasadën Amerikane në Shqiperi. Ai (Withers) i thoshte Waxman-it se konkluzionet e tij ishin “të gabuara në tërësi”.

Diveroli ka qenë furnizuesi më i madh me municione për forcat e sigurisë afgane dhe hetimi i nisur vitin e kaluar e coi Ushtrinë Amerikanë të rivlerësojë mënyrën se si sigurohëj armatimi për forcat afgane dhe irakene.

Hetuesit mendojnë se AEY blinte fishekë kinëzë, të cilat ripaketoheshin më parë nga një nëkontraktor shqiptar dhe më pas ato dërgoheshin në Afganistan. Ky municion ishte pjesë e një sasie shumë të madhe municioni të degraduar, pjesë e stokut në Shqipëri.
Ngjarjet që tërhoqën vëmendjen e Waxman tek Withers ndodhën në 19 Nëntor kur, sikurse pohojnë zyrtatë amerikanë, hetimi i Pentagonit pothuajse kishte përfunduar. Të dhëna kontradiktore lidhur më atë se çfarë u diskutua atë natë janë edhe origjina e debatit mbi rolin e Withers në këtë çështje.
Withers tha se, ai mori mesazhe nga Fatmit Mediu (ateherë Ministër i Mbrojtjes), në të cilat ky i fundit në panik kërkonte të takohej me të (Withers).
Duke pasur frikë se mos ndoshta Ministri i Mbrojtjes kishte ndonjë lajm për terrorizëm apo probleme të tilla seroze të ngjashme, Withers ra dakort për t’u takuar me të, së bashkë me zyrtarë të tjerë të Ambasadës. Takimi zgjati nga 11 p.m. deri në mesnatë...