Romeo Collaku

Ka qenė njė rrugė nė fshatin tonė -dhe duhet tė jetė akoma- e ndryshme nga gjithė tė tjerat. Nuk dua tė them se shquhej si mė e gjerė apo se nuk ishte e shtruar me kalldrėm. Jo, jo! Nė kėtė pikėpamje nuk dallonte aspak nga simotrat: ishte, edhe kjo, njė rrugė e ngushtė, e shtruar me rrasa nė ngjyrė tė murrme, e lyer rrėzė ledheve me gėlqere dhe kundėrmonte gjithė kohėn trumzė, mendėr, borzilok e rozmarinė, kundėrmim qė ia dhuronin pakursyer ballkonet e hepuar nė tė dyja anėt e saj apo parvazet e rėnduar tė dritareve. S'do mend qė, kur them se ishte e ndryshme, nuk e kam fjalėn as pėr pjerrėsinė e saj, pasi fshati ynė ėshtė malor dhe tė gjitha rrugėt e tij, po t'i shohėsh nga shkolla, janė tė tatėpjeta, kurse, po t'i shohėsh nga mulliri, janė tė pėrpjeta. Nga shkolla tek mulliri ne zbrisnim pėr pesė minuta, porse, tė ngjiteshe nga mulliri tek shkolla, ishte mundim i madh dhe e donte, tė paktėn, ndonjė gjysmė ore. Megjithatė nuk besoj tė ketė qenė kjo arsyeja qė mua mė shumė mė pėlqente tė shkoja nė mulli sesa nė shkollė. Por rruga, pėr tė cilėn dua t'ju flas kėtu, ma pat tėrhequr osh vėmendjen mė parė se tė mbushja moshėn pėr tė shkuar nė shkollė. Kjo, ē'ėshtė e vėrteta, kryqėzohej me rrugėn e mullirit dhe tė nxirrte nė anėn perėndimore tė fshatit, nė njė lagje tė veēuar qė i thoshim Bermudaj, ngaqė pothuajse tė gjithėn e kishte banuar njė herė e njė kohė fisi me tė njėjtin mbiemėr. Mua nė Bermudaj nuk mė kishte shkelur kėmba. Dhe ishte bėrė shkak gjyshja. Kisha njė gjyshe unė qė kallėzonte rrėfenja tė bukura. Mbase tė frikshme njėfarėsoj, por, prapėseprapė, tė bukura. Mė kishte treguar pėr skifterė e gjeraqina qė dilnin nė mes tė ditės nga plasat e shkėmbinjve dhe rrėmbenin ndonjė pulė; pėr lugetėr, pėr kuēedra e pėr kukudhė, tė cilėt dilnin netėve nga puset e nga sternat dhe rrėmbenin ndonjė fėmijė tė praptė qė shkonte tek mulliri e harrohej tė kthehej. Por tė gjitha kėto rrėfenja sė bashku nuk ma kallnin datėn gjer nė atė farė feje sa historia e rrugės sė Bermudajve, histori nė tė cilėn gjyshja nuk fuste asnjė xhind a lugat, por qė e mbushte me mister saqė nuk nxėnte mė. Tė paktėn, nė rrėfenjat e tjera tė saj, djemtė e praptė dhe pulat rrėmbeheshin nga kukudhėt dhe gjeraqinat, ndėrsa historia e rrugės sė Bermudajve mbulohej nga njė tis i dendur misteri dhe, sikurse dihet, misteri ėshtė gjėja mė e frikshme nė botė. Nė atė rrugė, me ē'thoshte gjyshja, ishin zhdukur shumė njerėz. Kishin shkuar e nuk ishin kthyer mė. Vėrtet, mund tė kishin kaluar shpesh sė andejmi dhe, nė tė shumtėn e herėve, ishin kthyer pėrsėri, porse dikur -herėn e fundit, natyrisht- kishin shkuar e nuk ishin bėrė mė tė gjallė. Aty ishin zhdukur xha Leksi dhe xha Mitroja, Venetia dhe Ollga, xha Teodosi me tė shoqen dhe Spiroja i vogėl. Tė gjithė kėta kishin qenė fqinjė me ne dhe, pėrderisa bėhej kohė qė nuk i kisha parė nė lagje, nuk gjeja arsye pse tė mos e besoja historinė e gjyshes. E pyesja mos i kishte marrė ndonjė lugat; ajo tundte gishtin e hollė para syzave. E pyesja mos i kishte marrė ndonjė kuēedėr; ajo prapė tundte gishtin. Mos ndonjė kukudh; jo. E pyesja se ē'mund tė ishte ajo qė i kishte rrėmbyer; gjyshja ngrinte supet. «Prandaj», mė thoshte nė vazhdim, «kur tė kalosh andej, shko deri tek Dyqani i Hebreut dhe kthehu; s'ke punė mė tutje». Mbaj mend qė, kur ma tregoi pėr herė tė parė kėtė histori, u trondita keqazi; ditė e ditė tė tėra nuk mė shqitej pėr asnjė ēast nga mendja. Shkoja si gjithmonė tek mulliri, por nuk rrija gjatė. Vetėm sa njomja paksa kėmbėt nė ujin e jazit dhe kthehesha me ngut nė shtėpi. Kurse, pėr sa i pėrket anės tjetėr tė fshatit, anės perėndimore, nuk guxoja tė shkoja mė tej se Dyqani i Hebreut. Dilja ndonjėherė tek cepi i murit dhe zgjasja kokėn, por nuk shquaja ndonjė shenjė tė veēantė; dukeshin, pėrtej njė ēatie, vetėm kreshtat e dy-tri pemėve tė larta e asgjė mė shumė se kaq. Mendimi i asaj rruge do mė mundonte sė tepėrmi edhe gjatė viteve qė pasuan. Gjyshja ngrinte supet. Njė ditė tė nxehtė gushti mė tha se ishte zhdukur edhe xha Sterjoja. «Prapė atje?» e pyeta unė. Tundi kokėn. Mua m'u bė njė lėmsh nė kraharor: frika, habia dhe kureshtja po mė merrnin frymėn. Xha Sterjoja ishte karvanari i fshatit dhe rrugėn e Bermudajve e bėnte ditė pėr ditė, katėr herė nė ditė. Ai, afėrmendsh, duhej t'ia njihte tė fshehtat asaj rruge dhe, nė krahasim me tė tjerėt, do dinte tė ruhej disi mė mirė. Por jo: u zhduk edhe karvanari i fshatit tonė, atje, nė rrugėn misterioze tė Bermudajve. Shkova tek Dyqani, pashė mushkat e xha Sterjos tė lidhura nga njė tra, me kryet ulur pėrdhe, sikur qėmtonin barin e paktė qė kishte mbirė midis rrasava, dhe mė zuri pikėllimi. Pas disa ditėsh, nė shtator, vesha rroba tė reja -kėmishė, pantallona tė shkurtra, sandale- dhe shkova pėr herė tė parė nė shkollė. Tjetėr sfilitje kjo e shkollės! Vendoseshim nė rresht, pastaj qėndronim nė bankė drejt dhe me duart para, bėnim vija dhe kėrraba nė fletore - shijen e mellanit e kam ende nė gjuhė. Shkolla kishte dhe njė zile dhe kėtė zile, qė thoni ju, mė vonė, nė njė bisedė me shokėt, pata mendjemprehtėsinė ta krahasoja me njė kambanė kishe qė bie herė gėzueshėm e herė pėrvajshėm, herė pėr dasmė e herė pėr zi. Nė mėngjes tringėllima e saj ishte e zymtė, ndėrsa nė drekė e ėmbėl. E, pra, shumė mirė e kuptuat: kėtej e tutje, kukudhėt nuk rrėmbenin vetėm djemtė qė zbrisnin tek mulliri e harronin tė ktheheshin, por edhe ata qė nuk donin tė shkonin nė shkollė. Madje, gjithmonė sipas gjyshes, lugetėrit nė fjalė, pavarėsisht se nuk ishin tė pajisur me diplomė mjekėsie, nuk e kishin tė zorshme tė kuptonin njė fėmijė se kur ishte sėmurė me tė vėrtetė dhe kur shtirej sikur i dhimbte barku ose koka. Sot, ua kam pėr faleminderit gjithė lugetėrve, kukudhėve e kuēedrave nga janė e nga s'janė, sepse, pa ndihmėn e tyre bujare, njė zot e di nėse do kisha mundur tė mėsoja shkrim e kėndim. Mirėpo, tė paktėn me rrezet e saj tė para, drita e diturisė nuk mė ndihmoi edhe aq nė mėnyrė qė tė ndriēoja sadopak misterin e rrugės sė Bermudajve, mister qė, gjatė gjithė kėsaj kohe, nuk mė ishte shqitur nga mendja. Dhe njė mendje fėmije nuk i bėnte dot mė ballė errėsirės sė tij tė pazakontė. Kėshtu qė, njė ditė prej ditėsh, nė pushimet e verės, vendosa tė hidhja hapin mė guximtar tė jetės sime tė deriatėhershme dhe tė shkoja e ta vrojtoja ēėshtjen nga afėr. Ky, siē thashė, ishte hapi mė guximtar i jetės sime tė deriatėhershme e, mbase, edhe tė deritanishme. Qė tė mos zgjatemi, u lava, u kreha, vesha rrobat e ditės sė parė tė shkollės dhe, pa i thėnė gjė njeriu, u nisa pėr tek ai vend qė ma kishte munduar kureshtjen pa pikė mėshire. Siē mė fluturonte zemra nga gėzimi kur dėgjoja zilen e shkollės nė drekė, ashtu mė fluturonte edhe atė ēast, sepse, ndėrsa po ēapitesha nė kalldrėm, dėgjoja ca zile tė ēuditshme qė tringėllinin nė kor dhe qė duhet tė ishin, me sa duket, zilet e sė panjohurės, por nuk isha fare nė gjendje tė kuptoja nėse mė grishnin apo mė pėrzinin. Nga ballkonet vinte kundėrmimi i proshkėt i borzilokėve dhe zymbylėve. Rruga ishte e shkretė, kėndonin cinxujt. Po kaloja, ndėrkaq, sinorin e parė tė jetės sime: Dyqanin e Hebreut. Atje, m'u hap para syve njė pamje e re. Rruga tani bėhej e drejtė dhe, nė tė dyja anėt e saj, nuk kishte mė ledhe shtėpish, por qiparisė tė lartė. Kurse, pėrtej qiparisave, kishte lėndina tė gjelbra dhe, aty-kėtu, pemė tė tjera; rrepe, vidhe, eukalipte. Mė nė thellėsi, majė njė suke, dukeshin rrėnojat e ca shtėpive tė larta, tė cilat, njė herė e njė kohė, kishin qenė, padyshim, banesat e fisit tė Bermudajve. Nė atė vend, frynte njė fllad i freskėt, shumė i freskėt, sikur vinte nga ndonjė stinė tjetėr. Unė vazhdova rrugėn dhe kjo mė nxorri tek njė mur i gjatė e i lartė, i veshur me shermashek, me lloj-lloj bimėsh tė tjera kacavjerrėse, si dhe me myshk. Shtyva portėn e hekurt, njė portė goxha e rėndė, dhe u gjenda nė njė lėndinė edhe mė tė gjelbėr, njė lėndinė kjo nė formė katėrkėndėshe dhe katėr herė mė e kėndshme se gjithė shoqet e saj, e mbushur me ca si kutiza tė vogla prej njė guri tejet tė bardhė, tė cilat mbanin pėrsipėr lule shumėngjyrėshe, kryesisht trėndafilė dhe zambakė, nė saksi tė punuara bukur - saksi tė atilla vėshtirė tė gjesh sot edhe nė tregjet mė tė pėrmendur tė botės. Ishte freskėt edhe aty, poshtė qiparisave tė dendur, a thua se nė atė vend nuk ishte korrik, por njė muaj tjetėr, muaji i trembėdhjetė i vitit, ai qė kastile nuk shėnohet nėpėr kalendarė. Iu afrova njėrės prej kutizave dhe pashė se, sipėr saj, kishin skalitur shkronja si ato qė na kishte mėsuar abetarja dhe numra si ata qė na kishte mėsuar aritmetika. Ndėrsa, poshtė njė xhami vezak, gjendej njė fotografi e zverdhur, e cila tregonte njė plak me mustaqe dhe me kasketė, njė fytyrė shumė tė njohur pėr mua, fytyrėn e njė njeriu qė, deri para disa vitesh, kishte bredhur poshtė e pėrpjetė nėpėr lagjen tonė, me njė bastun tė shtrembėr qė trokonte me ritėm tė ngadaltė mbi rrasat e rrugicės. Pėrbri kėsaj fotografie, ndodhej njė tjetėr fotografi, gjithashtu vezake, qė tregonte fytyrėn e njė gruaje tė moshuar, tė cilėn nuk besoj se e kisha njohur, por, ashtu siē ishte, me shami tė zezė mbi vetulla, ngjante sė tepėrmi me ēdonjėrėn nga plakat e fshatit tonė. Falė dijeve qė kisha nxėnė nė shkollė, lexova shkronjat dhe, veē e veē, numrat e skalitur mbi pllakėn e bardhė: «Teodos Kazazi (1899-1978)» dhe «Harikla Kazazi (1904-1975)». Xha Teodosi me tė shoqen! Xha Teodosi me tė shoqen, qė kishin shkuar, para disa vitesh, nė rrugėn e Bermudajve dhe nuk ishin kthyer mė! «I gjeta! I gjeta!» gati sa nuk thirra me zė. Brenda pak minutash, gjeta edhe tė tjerėt, gjithė tė zhdukurit: xha Sterjon, xha Mitron, xha Leksin, Venetinė dhe Ollgėn. I njoha nga fotografitė, u lexova dhe emrat. Gjeta edhe vėrsnikun tim, Spiron, emri i tė cilit ishte skalitur nė njė kutizė shumė tė vogėl, pak mė e madhe se njė kuti shkrepėseje, mbuluar e gjitha me lule. «I gjeta!» thirra «I gjeta!». Ndėrsa gjyshja gjithnjė ngrinte supet, gjyshja! Tani, falė meje, do ta mėsonte edhe ajo se ku ishin gjithė fqinjėt e saj tė vjetėr. Tisi i misterit u davarit e s'mbeti mė prej tij asnjė fjollė. Gjithė ata qė ishin zhdukur nėpėr rrugėn e Bermudajve, ndodheshin atje, shumė pranė fshatit, tek ajo lėndinė e gjelbėr katėrkėndore, tek ajo botė magjepsėse, fshehur pas gurėve tė bardhė e tė lėmuar, trėndafilėve e bozhureve, fshehur aq bukur saqė askujt nuk i paskishte shkuar mendja. Ja, pra, cili ishte ndryshimi mes sokakėve tė tjerė tė fshatit tonė dhe rrugės sė Bermudajve, rrugės nga e cila, vėrtet, mund tė shkosh shumė herė e tė kthehesh sėrish, por qė, njė ditė -njė ditė prej ditėsh, siē e kishte zakon gjyshja tė thoshte-, shkon e nuk kthehesh mė. Ende nuk jam kthyer.