Bob Kaufman

 

Bob Kaufman , emri i plote tė tė cilit ėshtė Robert Garnell Kaufman, ka lindur nė 18 prill tė vitit 1925 nė Orleans los angelos dhe ka vdekur mė 12 janar nė San Franēisco.Babai i tij kishte origjine hebreje nga Gjermania, kurse nena e tij me origjine katolike.Vete Kaufman ka qene perqafuar nga idete budiste.Ėshtė cilėsuar si poet i novacioneve nė poezinė e re amerikane. Që nė fillimet e karrierës sė tij poetike ėshtė radhitur nė krah tė poetėve më të mëdhenj beat generation.Kaufman njihet si një ndër poetët më popullore ne Evropën e viteve 60. Kaufman krahas vëllimeve poetike është përfshirë në shumë antologji poetike.

        Kamponi

Ajo ç'ka shkon lart,anon poshtë,
Ajo ç'ka anon posht, anon edhe lart.
Në emër të Zotit ndaloni çdo mallkim.
Zoti ende nuk ka mbrritur,
Jashtë është, po provon  drejt tokës rraketën e vet
Si urë për zotin Rasputin.
Adami dhe Eva  hipur janë në anije
Derisa të përshkojnë krejt ujdhesën.
Zoti Xhek rrinte ulur aty praën një kthese
Dhe gëlltiste copën e fundit të pites së djalit.
Xheku dhe Xhili janë fajtorë që gjithmonë hanë mollë të vjedhura.
Kleptomani vjedh  bletët
Dhe mendimet e tij kanë shumë duar.
Zonja mizë ulur rrinte mbi grumbullin e plehrave
Dhe priste taksinë të mbrrinte.

Popull i karkalecave mos i ngjyrosni flokët
Një mjekërr shkatërron gjithë trashëgimninë
E komedive të ndezura në tru.

        Gjenealogji

Stërgjyshërit e shtyrë nga stërgjyshet
Para disa kohësh krijonin
Yje të shuar dhe hëna që binin.
Krijuan edhe sëpata
Për të gjuajtur sqepat e skifterëve.
Ata përgjonin shtizave të falusit,zjarrit
Për shkulje dhe këmbëngulje
Qelizave që u takonin stërgjyshërve të tjerë
Dhe të tjerave stërgjyshe.

Të nxitura nga nëna krenare
Dhe baballarë të përjetuar,
Me krenari gjuajn topthat e plumbit
Në kafkat e pafundësisë depërtuese
Bijtë,bijat,nipërit dhe kopilat.
Ata e rrokullisin atmosferën
Duke ndjellë sferën nukleare.
Djegie e çmendur për shkrirjen e eshtrave
Dhe dhëmbëve  të elefantit
Për të tjerë bij,bija,nipër dhe kopila.
Adam merre përsëri nga Zoti Yt brinjnën e mallkuar!

      Heter Bel

Ju me siguri e njihni Heter Belin,jeton atje
Pas kthesës,larg çdokujt.Problemi është se Heteri
Nuk ndalet tek kthesa...Ajo është vajzë e çuditëshme,
Ska dëshirë të flerë me babain e saj për faktin e thjeshtë
Se është i vdekur..
Le të thuhet edhe kjo se Heteri asnjëherë me dëshirë
nuk i është dhënë njerkut....perderisa nuk fitonte ate qe i premtohej.
heteri eshte e ftohte per te qenë shkollare,me teper i intereson
shoqeria me ustallare,bitake,pedofile,prozaisteve impotente....

Dhe femrat bitake qe i perngjanin aq shume po ti shihje nga brenda.
Heteri e do shume Jazz-in,por shume inat ka nenen qe aspak nuk e do.
heteri eshte matadore amerikane,ndersa nena eshte tarake po amerikane
Heterit i duhet velloja qe te pershendese tarakun dhe te behet gati per                                                                                                          vrasje.

Heteri lufton ashpër,shamia e saj është e përshtatëshme
Por pak rëndësi ka shamia,kur ju e dini
Se vrasja është gjëja më me rëndësi.
Heteri është e ftohtë dhe i duhet një shami e ftohtë .
                                                                    Perktheu: Roland Beqiraj


   
 
© Copyright   logos - albania             TE GJITHA TE DREJAT TE REZERVUARA